Në Gemelli Papa pushoi mirë gjatë natës
R.SH. - Vatikan
“Papa fjeti mirë gjatë natës, për t’u zgjuar pak pas orës 8:00”. Ky është njoftimi i publikuar mëngjesin e sotëm, më 5 mars, nga Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë për gjendjen shëndetësore të Françeskut, shtruar në Poliklinikën Gemelli, në Romë, që prej datës 14 shkurt.
Gjendja shëndetësore e Papës në Gemelli është e qëndrueshme, pa krizë të re.
Përditësimet nga buletini i mëparshëm
Dje, në komunikimin e zakonshëm të mbrëmjes me gazetarët, Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë njoftoi se “kushtet klinike të Atit të Shenjtë ishin stabile” dhe se gjatë natës, “ajrimi mekanik jo invaziv” rinisi dhe, “siç ishte planifikuar”, vijoi deri në mëngjesin e sotëm. Shënimi saktëson edhe se Papa "nuk paraqiti episode dështimi të frymëmarrjes, as bronkospazmë", por “nuk pati temperaturë” e mbeti gjithnjë vigjilent, bashkëpunues me terapitë dhe i orientuar". Në mëngjes "kaloi në terapi me oksigjen me fluks të lartë" dhe "ndërmori fizioterapi respiratore". Edhe kuadri klinik, gjithashtu, qe i qëndrueshëm për zemrën, veshkat dhe vlerat e gjakut, por në një situatë të përgjithshme komplekse.