杏MAP导航

K?rko

2025.03.02  preghiera  A. Gemelli

N? Gemelli Papa pushoi mir? gjat? nat?s

Lajmet e Sall?s s? Shtypit t? Vatikanit p?r sh?ndetin e Pap?s. Sipas komunikimit t? mbr?msh?m me gazetar?t, gjendja klinike e Fran?eskut, “ishte pa temperatur?, gjithnj? e kujdesshme, n? bashk?punim me terapit? dhe e orientuar”. Mbeti, k?shtu, e q?ndrueshme dhe nuk pati “episode insuficience respiratore, as bronkospazm?”

R.SH. - Vatikan

“Papa fjeti mirë gjatë natës, për t’u zgjuar pak pas orës 8:00”. Ky është njoftimi i publikuar mëngjesin e sotëm, më 5 mars, nga Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë për gjendjen shëndetësore të Françeskut, shtruar në Poliklinikën Gemelli, në Romë, që prej datës 14 shkurt.

Gjendja shëndetësore e  Papës në Gemelli është e qëndrueshme, pa krizë të re.

Përditësimet nga buletini i mëparshëm

Dje, në komunikimin e zakonshëm të mbrëmjes me gazetarët, Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë njoftoi se “kushtet klinike të Atit të Shenjtë ishin stabile” dhe se gjatë natës, “ajrimi mekanik jo invaziv” rinisi dhe, “siç ishte planifikuar”, vijoi deri në mëngjesin e sotëm. Shënimi saktëson edhe se Papa "nuk paraqiti episode dështimi të frymëmarrjes, as bronkospazmë", por “nuk pati temperaturë” e mbeti gjithnjë vigjilent, bashkëpunues me terapitë dhe i orientuar". Në mëngjes "kaloi në terapi me oksigjen me fluks të lartë" dhe "ndërmori fizioterapi respiratore". Edhe kuadri klinik, gjithashtu, qe i qëndrueshëm për zemrën, veshkat dhe vlerat e gjakut, por në një situatë të përgjithshme komplekse.

05 mars 2025, 09:43