Natë e qetë për Papën Françesku, në Gemelli
Njoftim i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë. Vazhdojnë mjekimet: Papa alternon oksigjenimin me flukset e larta të ditës e me ventilimin mekanik gjatë natës.
R.SH. / Vatikan
“Papa kaloi një natë të qetë”. Ky, njoftimi i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë për gjendjen shëndetësore të Françeskut sot, 14 mars.
Njoftimi i djeshëm
Dje, me rastin e 12-vjetorit të papnisë, personeli shëndetësor që e ndihmon Françeskun qysh nga fillimi i shtrimit në spital, më 14 shkurt, organizoi një festë të vogël për Papën - njofton Salla e Shtypit.
Ndërkohë, Papa vazhdon të ndërrojë ventilimin mekanik jo-invaziv të natës, me oksigjenimin me flukse të larta e me kanulat e hundës, që përdoren gjatë ditës. Situata klinike mbetet e pandryshuar në një kuadër kompleks. Dje Papa Françesku ndoqi Ushtrimet Shpirtërore për Kurien Romake që po mbahen në sallën Pali VI në Vatikan, ndërsa sot pritet një buletin i ri mjekësor.
14 mars 2025, 10:58