杏MAP导航

K?rko

Poliklinika romake Gemelli Poliklinika romake Gemelli

Nat? e qet? p?r Pap?n Fran?esku, n? Gemelli

Njoftim i Sall?s s? Shtypit t? Selis? s? Shenjt?. Vazhdojn? mjekimet: Papa alternon oksigjenimin me flukset e larta t? dit?s e me ventilimin mekanik gjat? nat?s.

R.SH. / Vatikan

“Papa kaloi një natë të qetë”. Ky, njoftimi i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë për gjendjen shëndetësore të Françeskut sot, 14 mars.

Njoftimi i djeshëm

 Dje, me rastin e 12-vjetorit të papnisë, personeli shëndetësor që e ndihmon Françeskun qysh nga fillimi i shtrimit në spital, më 14 shkurt, organizoi një festë të vogël për Papën -  njofton Salla e Shtypit.

Ndërkohë, Papa vazhdon të ndërrojë ventilimin mekanik jo-invaziv të natës, me oksigjenimin me flukse të larta e me kanulat e hundës, që përdoren gjatë ditës. Situata klinike mbetet e pandryshuar në një kuadër kompleks. Dje Papa Françesku ndoqi Ushtrimet Shpirtërore për Kurien Romake që po mbahen në sallën Pali VI në Vatikan, ndërsa sot pritet një buletin i ri mjekësor.

14 mars 2025, 10:58