MAP

2025.03.06 Vedute e Santa Messa - Policlinico Gemelli

Natë e qetë për Papën Françesku në Gemelli

Njoftim i ri nga Shtypi i Vatikanit për gjendjen shëndetësore të Papës. Dje, në një regjistrim audio, që u dëgjua para Rruzares në Sheshin e Shën Pjetrit, Françesku falenderoi për afërsinë dhe lutjet kushtuar shëndetit të tij. Gjendja e Papës mbetet e qëndrueshme, me prognozë të rezervuar.

R.SH. / Vatikan

“Papa kaloi një natë të qetë dhe u zgjua pak pas orës 8:00 të mëngjesit”. Kështu bën të ditur sot, 7 mars, Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë, në lidhje me gjendjen shëndetësore të Françeskut, që vijon të jetë i shtruar në Poliklinikën Gemelli që prej datës 14 shkurt.

Buletini i djeshëm

Në buletinin e djeshëm, Salla e Shtypit njoftoi se, në krahasim me ditët e mëparshme, gjendja klinike e Papës ishte e qëndrueshme. Megjithatë, mjekët mbajnë ende prognozë të rezervuar. Duke pasur parasysh qëndrueshmërinë e pasqyrës klinike, buletini mjekësor i radhës do të publikohet nesër. Turma e mbledhur mbrëmë në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan u prek thellësisht kur, para fillimit të lutjes së Rruzares për shëndetin e Françeskut, u transmetua një audio incizim nga Gemelli, në të cilin Papa falënderonte njerëzit për lutjet dhe afërsinë e tyre.

07 mars 2025, 11:25