杏MAP导航

K?rko

2025.03.06 Vedute e Santa Messa - Policlinico Gemelli

Nat? e qet? p?r Pap?n Fran?esku n? Gemelli

Njoftim i ri nga Shtypi i Vatikanit p?r gjendjen sh?ndet?sore t? Pap?s. Dje, n? nj? regjistrim audio, q? u d?gjua para Rruzares n? Sheshin e Sh?n Pjetrit, Fran?esku falenderoi p?r af?rsin? dhe lutjet kushtuar sh?ndetit t? tij. Gjendja e Pap?s mbetet e q?ndrueshme, me prognoz? t? rezervuar.

R.SH. / Vatikan

“Papa kaloi një natë të qetë dhe u zgjua pak pas orës 8:00 të mëngjesit”. Kështu bën të ditur sot, 7 mars, Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë, në lidhje me gjendjen shëndetësore të Françeskut, që vijon të jetë i shtruar në Poliklinikën Gemelli që prej datës 14 shkurt.

Buletini i djeshëm

Në buletinin e djeshëm, Salla e Shtypit njoftoi se, në krahasim me ditët e mëparshme, gjendja klinike e Papës ishte e qëndrueshme. Megjithatë, mjekët mbajnë ende prognozë të rezervuar. Duke pasur parasysh qëndrueshmërinë e pasqyrës klinike, buletini mjekësor i radhës do të publikohet nesër. Turma e mbledhur mbrëmë në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan u prek thellësisht kur, para fillimit të lutjes së Rruzares për shëndetin e Françeskut, u transmetua një audio incizim nga Gemelli, në të cilin Papa falënderonte njerëzit për lutjet dhe afërsinë e tyre.

07 mars 2025, 11:25