Nata kaloi e qetë, Papa po pushon
Përditësim i ri nga zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë për shëndetin e Papës, i shtruar në Poliklinikën Romake
R.SH. / Vatikan
“Nata kaloi e qetë, Papa është ende duke pushuar”. Kështu ka bërë të ditur zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë, në lidhje me natën e gjashtëmbëdhjetë të Papës në Poliklinikën Gemelli për pneumoni dypalëshe. Në buletinin mjekësor të mbrëmjes së djeshme, gjendja shëndetësore e Atit të Shenjtë është cilësuar si e qëndrueshme, pa asnjë episode të mëtejshme bronkospazme. Fizioterapia respiratore vazhdon dhe ventilimi mekanik joinvaziv alternohet me periudha të gjata terapie të oksigjenit me fluks të lartë . Prognoza mbetet e rezervuar.
02 mars 2025, 09:01