杏MAP导航

K?rko

Papa shenjt Gjon Pali II Papa shenjt Gjon Pali II

M? 2 prill, mesha e kard. Parolin p?r 20-vjetorin e vdekjes s? Gjon Palit II

T? m?rkur?n, n? or?n 15.00, Sekretari i Shtetit t? Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, do t? kryesoj? mesh?n n? 20-vjetorin e vdekjes s? Pap?s Vojtila. Do t? bashk?kremtoj? ish-sekretari personal i shenjtit polak, kardinali Stanis?aw Dziwisz, t? cilit Fran?esku i d?rgoi nj? let?r m? 12 shkurt, duke i siguruar pjes?marr?sit n? mesh? p?r bekimin e tij

R.SH. - Vatikan

Pak më shumë se një muaj më parë, më 12 shkurt, Papa Françesku i dërgoi një letër kardinalit Stanis?aw Dziwisz, me të cilën siguron bekimin e tij për pjesëmarrësit në kremtimet për 20-vjetorin e vdekjes së Papës shenjt Gjon Palit II, të cilit vetë kardinali i pati shërbyer si sekretar i veçantë. “U uroj të gjithëve një Vit të qetë Jubilar, në shenjën e shpresës”, shkruan Papa. “Duke u lutur për ndërmjetësimin e së Lumes Virgjër Mari dhe të Shën Gjon Palit II, ju bekoj nga zemra ju dhe të gjithë ata, që do të marrin pjesë në kremtimin e 2 prillit të ardhshëm”.

Mesha dhe vigjilja e 2 prillit

Kardinali Dziwisz do të jetë në Bazilikën e Vatikanit më 2 prill, në orën 15.00, kur Sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë, kardinali Pietro Parolin, do të kryesojë liturgjinë eukaristike të këtij përvjetori. Të gjithë do të marrin pjesë në meshë, pa pasur nevojë as për biletat falas, që zakonisht shpërndahen për veprimtaritë e rëndësishme në Vatikan. Po atë ditë, në orën 21.00, në Sheshin e Shën Pjetrit, do të kremtohet një mbrëmje lutjeje në gjuhën polake dhe italiane, e cila do të drejtohet nga kreu i ipeshkvijve polakë, kryeipeshkvi Tadeusz Wojda, edhe ai, ndër bashkëkremtuesit e liturgjisë së pasdites.

Reina: “dhurata e madhe” e jetës së Papës Vojtila

Ditët e fundit, në një letër drejtuar meshtarëve, rregulltarëve, bashkësive dhe besimtarëve të dioqezës së Romës, kardinali vikar Baldassare Reina e përcakton jetën e Shën Gjon Palit II si një “dhuratë të madhe”, edhe “për shërbimin e tij baritor në dioqezën tonë”, shkruan ai. Së fundi, ai i fton të gjithë në këtë kremtim të përbashkët për ta falënderuar Zotin, që i dhuroi botës Papën Vojtila.

31 mars 2025, 16:55