MAP

Një i ri ulet përballë zonës së zbrazët ku dikur qëndronte një kamp i personave të zhvendosur brenda vendit (IDP) përpara se të shkatërrohej.  (AFP ose licencuesit) Një i ri ulet përballë zonës së zbrazët ku dikur qëndronte një kamp i personave të zhvendosur brenda vendit (IDP) përpara se të shkatërrohej. (AFP ose licencuesit)

Papa rinovon lutjen për paqe, duke theksuar vuajtjet e fëmijëve në zonat e konfliktit

Pas lutjes së Engjëllit të Zotit, Papa Françesku i nxiti ata që kanë përgjegjësi të bëjnë përpjekjet më të mëdha të mundshme për t'i dhënë fund konflikteve të vazhdueshme. "Jo, luftës që shkatërron gjithçka, shkatërron vetë jetën". Më pas afërsia me familjet që sot festojnë Ditën e Jetës dhe kujtimi i Samitit Ndërkombëtar për të Drejtat e Fëmijëve.

R.SH. / Vatikan

Përbuzja për jetën është humbje për të gjithë. Papa Françesku e shpjegoi kështu luftën në përfundim të lutjes së Engjëllit të Zotit, në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, duke kërkuar angazhim gjithnjë më të fortë nga ata që qeverisin e sidomos, me rastin e Jubileut të Shpresës:

E përsëris “jo”-në time për luftën, që shkatërron, shkatërron gjithçka, shkatërron jetën dhe çon në përbuzjen e saj. E të mos harrojmë se lufta është gjithmonë disfatë. Në këtë vit jubilar përsëris thirrjen time, veçanërisht për qeveritarët e fesë së krishterë, që t’i bëjnë të gjitha përpjekjet e mundshme në negociatat për t'i dhënë fund konflikteve që vijojnë!

Lutja për paqe

Në thirrjen e Françeskut nuk mungojnë as skenat kryesore të luftës: vende, që Papa i kujton vazhdimisht:

Të lutemi për paqen në Ukrainën e martirizuar, Palestinën, Izraelin, Libanin, Myanmarin, Sudanin, Kivunë Veriore.

Ta mirpresim jetën!

Ndërsa jeta dhunohet në luftë, në Itali sot festohet Dita e Jetës me temë“Transmetimi i jetës, shpresë për botën”. Françesku shpreh afërsinë e tij me ata që vënë bast për familjen:

Është rast i pashoq për t’i vënë në qendër të vëmendjes së botës çeshtjet më të ngutshme, që kanë të bëjnë me jetën e vocrrakëve. Ju ftoj  të bashkoheni në lutje për t’ia dalë mbanesh.

Në përfundim Papa theksoi se bashkohet me Ipeshkvijtë italianë për t’u shprehur mirënjohjen familjeve të shumta që mirëpresin me dëshirë dhuratën e jetës dhe për t’i inkurajuar çiftet e reja, që të mos kenë frikë të sjellin fëmijë në botë.  Përshëndes edhe Lëvizjen Italiane Për-Jetën, e cila feston 50 vjetorin e saj.

Jeta e më të vegjëlve

Duke parë jetën më të brishtë, Papa kujton Samitin Ndërkombëtar për të Drejtat e Fëmijëve me titull: “T'i duam e t'i mbrojmë ata”, i cili do të fillojë nesër, në Vatikan. Ipranishëm në të, edhe vetë Papa.

Mundësi unike, kjo, për të tërhequr vëmendjen e botës për çështjet më urgjente, që prekin jetën e fëmijëve. Ju ftoj të bashkoheni në lutje për suksesin e kësaj ngjarjeje”

Në fund, një përshëndetje për besimtarët e pranishëm në Sheshin e Shën Pjetrit nga Italia dhe vende të tjera të botës, veçanërisht nga Spanja, Marseja, Polonia, Kroacia, Bullgaria dhe India.

02 shkurt 2025, 14:25