Papa rinovon lutjen p?r paqe, duke theksuar vuajtjet e f?mij?ve n? zonat e konfliktit
R.SH. / Vatikan
Përbuzja për jetën është humbje për të gjithë. Papa Françesku e shpjegoi kështu luftën në përfundim të lutjes së Engjëllit të Zotit, në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, duke kërkuar angazhim gjithnjë më të fortë nga ata që qeverisin e sidomos, me rastin e Jubileut të Shpresës:
E përsëris “jo”-në time për luftën, që shkatërron, shkatërron gjithçka, shkatërron jetën dhe çon në përbuzjen e saj. E të mos harrojmë se lufta është gjithmonë disfatë. Në këtë vit jubilar përsëris thirrjen time, veçanërisht për qeveritarët e fesë së krishterë, që t’i bëjnë të gjitha përpjekjet e mundshme në negociatat për t'i dhënë fund konflikteve që vijojnë!
Lutja për paqe
Në thirrjen e Françeskut nuk mungojnë as skenat kryesore të luftës: vende, që Papa i kujton vazhdimisht:
Të lutemi për paqen në Ukrainën e martirizuar, Palestinën, Izraelin, Libanin, Myanmarin, Sudanin, Kivunë Veriore.
Ta mirpresim jetën!
Ndërsa jeta dhunohet në luftë, në Itali sot festohet Dita e Jetës me temën “Transmetimi i jetës, shpresë për botën”. Françesku shpreh afërsinë e tij me ata që vënë bast për familjen:
Është rast i pashoq për t’i vënë në qendër të vëmendjes së botës çeshtjet më të ngutshme, që kanë të bëjnë me jetën e vocrrakëve. Ju ftoj të bashkoheni në lutje për t’ia dalë mbanesh.
Në përfundim Papa theksoi se bashkohet me Ipeshkvijtë italianë për t’u shprehur mirënjohjen familjeve të shumta që mirëpresin me dëshirë dhuratën e jetës dhe për t’i inkurajuar çiftet e reja, që të mos kenë frikë të sjellin fëmijë në botë. Përshëndes edhe Lëvizjen Italiane Për-Jetën, e cila feston 50 vjetorin e saj.
Jeta e më të vegjëlve
Duke parë jetën më të brishtë, Papa kujton Samitin Ndërkombëtar për të Drejtat e Fëmijëve me titull: “T'i duam e t'i mbrojmë ata”, i cili do të fillojë nesër, në Vatikan. Ipranishëm në të, edhe vetë Papa.
Mundësi unike, kjo, për të tërhequr vëmendjen e botës për çështjet më urgjente, që prekin jetën e fëmijëve. Ju ftoj të bashkoheni në lutje për suksesin e kësaj ngjarjeje”
Në fund, një përshëndetje për besimtarët e pranishëm në Sheshin e Shën Pjetrit nga Italia dhe vende të tjera të botës, veçanërisht nga Spanja, Marseja, Polonia, Kroacia, Bullgaria dhe India.