Salla e Shtypit e Vatikanit: Papa më mirë me shëndet
Ati i Shenjtë e kaloi mirë natën e djeshme, ndërsa sot, u çua për të ngrënë mëngjesin. Që dje, Salla e Shtypit e Vatikanit njoftoi se kushtet shëndetësore të Papës po përmirësohen
R.SH. – Vatikan
“Nata shkoi mirë, sot paradite Papa Françesku u ngrit dhe hëngri mëngjes”. Ky është përditësimi i sotëm, 21 shkurt, i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë.
Në komunikimin e mbrëmshëm u njoftua se gjendja klinike e Papës Françesku, i shtruar në Poliklinikën Gemelli të Romës që prej datës 14 shkurt, është në përmirësim të lehtë, pa temperaturë. Analizat e gjakut japin parametra të qëndrueshëm. Mësohet se Papa ka disa vatra pneumonie, por vazhdon të marrë frymë në mënyrë autonome e zemra i punon mirë.
21 shkurt 2025, 08:50