MAP

Papa përqafon Serenën, nënën që humbi vajzën e saj 4-vjeçare Angelica (foto arkivi) Papa përqafon Serenën, nënën që humbi vajzën e saj 4-vjeçare Angelica (foto arkivi)

Papa Françesku inkurajon një nënë e cila humbi djalin e saj

Në revistën e përmuajshme të Selisë së Shenjtë "Piazza San Pietro", Papa i përgjigjet letrës së Cinzia, një nënë romake e cila humbi djalin e saj 21-vjeçar në një aksident automobilistik. Në letrën e tij Ati i Shenjtë citon Shën Gjon Palin II: "Nuk ka asnjë të keqe nga e cila Zoti nuk di të nxjerrë një të mirë më të madhe

R.SH. / Vatikan

"Nuk ka asnjë fjalë për të emërtuar një nënë apo baba që humbet një fëmijë. Gruaja që humbet burrin e saj është e ve. Burri që humbet gruan është i ve. Fëmija që humbet një prind është jetim. Por për një prind që humbet një fëmijë, nuk ka asnjë fjalë. Kështu shkruan Papa Françesku në faqet e revistës së përmuajshme "Piazza San Pietro", e cila eksploron tema të fesë, spiritualitetit dhe jetës së përditshme, duke iu përgjigjur – si çdo muaj - njërës prej letrave drejtuar asaj. Kësaj radhe është botuar letra e një gruaje që ka provuar dhimbjen më të madhe: duke parë djalin e saj të vdiste.

Tragjedia e Cinzias, një nëne romake që humbi djalin e saj 21-vjeçar në një aksident automobilistik, e preku Atin e Shenjtë Bergoglio. "Jezusi, i cili qan me ne, do të mbjellë në zemrat tona të gjitha përgjigjet që kërkojmë" është mesazhi i Papës – i shkruar në ditët para shtrimit të tij në spital - i cili duke cituar Shën Gjon Palin II thotë se: "Nuk ka asnjë të keqe nga e cila Zoti nuk di si të nxjerrë të mirën më të madhe'".

Kontributet në revistë

Nga faqet e e revistës "Piazza San Pietro", Kardinali Charles Bo, kryeipeshkëv i Yangon, flet për situatën e vështirë në Mianmar, për angazhimin e Kishës katolike dhe thirrjet e vazhdueshme të Papës për paqe në një vend të munduar nga konflikti. “Takimi që shëron” është titulli i kontributit të motrës Simona Brambilla, rregulltare e Motrave misionare të Konsolatës Consolata, Prefekte e Dikasterit të Vatikanit për Institutet e Jetës së Përkushtuar dhe Shoqëritë e Jetës Apostolike, e cila tregon se si përvoja e një Zoti në gjunjë, në lutje, na shndërron në vëllezër dhe motra të aftë të ndjejmë dhembshuri dhe të pranojmë atë çfarë na sjell jeta. Në rubrikën e Kulturës, me rastin e Jubileut të Artistëve, është botuar intervista me artistin Maurizio Cattelan: “Provokimi nuk është një qëllim, por një mjet”.

27 shkurt 2025, 14:16