杏MAP导航

K?rko

Palestinez? t? shp?rngulur Palestinez? t? shp?rngulur

Papa: t? lutemi p?r vendet n? luft? e t’i kujtojm? t? shp?rngulurit e Palestin?s

N? p?rfundim t? audienc?s s? p?rgjithshme, Fran?esku p?rs?riti thirrjen p?r territoret q? vuajn? nga konfliktet, duke i kujtuar posa??risht "t? zhvendosurit e Palestin?s". Papa k?rkoi lutje edhe p?r prift?rinjt? e rregulltar?t q? kryejn? sh?rbes?n e tyre n? Ukrain?, n? Lindjen e Mesme dhe n? RD t? Kongos: prania e tyre "?sht? prov?, q? tregon se Zoti i kujton"

R.SH. - Vatikan

Në audiencën e sotme të  përgjithshme, 5 shkurt, në Sallën Pali VI, Papa Françesku i kujtoi rishtas vendet e prekura nga konfliktet dhe pasojat e tyre. Pavarësisht nga të ftohurit, që e pengoi për leximin e katekizmit e që iu besua Atë Pierluigi Giroli-t, zyrtar i Sekretarisë së Shtetit, Papa deshi ta shqiptonte vetë thirrjen për "vendet që vuajnë nga lufta":

“Ukrainën e torturuar, Izraelin, Palestinën. Shumë vende që po vuajnë atje. T’i kujtojmë të shpërngulurit e Palestinës dhe të lutemi për ta”.

Lutjet për meshtarët në vendet e varfra ose të luftës

Edhe në përshëndetjen për shtegtarët polakë, Papa kujtoi territoret e rrënuara nga varfëria e nga dhuna dhe i inkurajoi “të luten për meshtarët, që kryejnë shërbesën e tyre në vendet e varfra dhe të shkatërruara nga lufta”, veçanërisht - kujtoi - “në Ukrainë, në Lindjen e Mesme dhe në Republikën Demokratike të Kongos”.

“Për shumëkënd, kjo prani është provë  që tregon se Zoti i kujton gjithmonë”.

05 shkurt 2025, 12:44