MAP

Papa: respekt, dashuri e kujdes për t'u dhënë dinjitet të gjithëve

“Të dëgjohen si lutje, frytet e bamirësisë”: kështu i uroi Papa shtegtarët e Bashkëvëllazërive dhe të Mëshirës Popullore, ardhur në Romë për Jubileun.

R.SH. / Vatikan

Shtegtarët, pjesëmarrës në Kongresin e fundit ndërkombëtar të Bashkëvëllazërive dhe të Mëshirës Popullore, zhvilluar në Sevilje dhjetorin e vitit të kaluar, që arritën në Romë për Jubileun, Papa Françesku i quajti "të çmendur" nga dashuria për Zotin, sepse e kanë dinjitetin e çdo njeriu në qendër të angazhimit të tyre.

Të dëgjohen si lutje frytet e bamirësisë

Në çdo mjedis dëgjohet jehona e bamirësisë, që gjallëron punën e vëllazërive.

Sa mirë do të na bënte, në përfundim të kësaj ngjarjeje, nëse e para nga këto jehona do të dëgjohej sidomos në gjirin e të gjitha familjeve. Të dëgjohej si heshtja shurdhuese e një lutjeje, që arrin deri në lot, sepse gurron nga zemra; si përpara figures së titullarit të bashkëvëllazërisë suaj, në krye të vendit ndër shtëpitë tuaja, ashtu edhe përpara Tabernakullit të famullisë suaj, të tempullit tuaj, te kryet e të sëmurëve ose në shoqërinë e të moshuarve.

Respekt, dashuri, kujdes

Një nga frytet e “bamirësisë së fshehur” që praktikojnë vëllazëritë është  streha për të pastrehët. Papa citon Dilexit Nos për të shprehur urimin e tij:

Në këtë vepër u dëgjofshin gjithmonë rrahjet e një zemre që do. Të veprojmë në mënyrë që, nëpërmjet “respektit, dashurisë dhe kujdesit” në këtë shtëpi, shoqëria dhe ata që vijnë të mirëpritur, të mund ta njohin përsëri dinjitetin e pashoq, që ka çdo njeri (krh. Letra Enciklike Dilexit nr. 169).

08 shkurt 2025, 11:54