Papa: respekt, dashuri e kujdes p?r t'u dh?n? dinjitet t? gjith?ve
R.SH. / Vatikan
Shtegtarët, pjesëmarrës në Kongresin e fundit ndërkombëtar të Bashkëvëllazërive dhe të Mëshirës Popullore, zhvilluar në Sevilje dhjetorin e vitit të kaluar, që arritën në Romë për Jubileun, Papa Françesku i quajti "të çmendur" nga dashuria për Zotin, sepse e kanë dinjitetin e çdo njeriu në qendër të angazhimit të tyre.
Të dëgjohen si lutje frytet e bamirësisë
Në çdo mjedis dëgjohet jehona e bamirësisë, që gjallëron punën e vëllazërive.
Sa mirë do të na bënte, në përfundim të kësaj ngjarjeje, nëse e para nga këto jehona do të dëgjohej sidomos në gjirin e të gjitha familjeve. Të dëgjohej si heshtja shurdhuese e një lutjeje, që arrin deri në lot, sepse gurron nga zemra; si përpara figures së titullarit të bashkëvëllazërisë suaj, në krye të vendit ndër shtëpitë tuaja, ashtu edhe përpara Tabernakullit të famullisë suaj, të tempullit tuaj, te kryet e të sëmurëve ose në shoqërinë e të moshuarve.
Respekt, dashuri, kujdes
Një nga frytet e “bamirësisë së fshehur” që praktikojnë vëllazëritë është streha për të pastrehët. Papa citon Dilexit Nos për të shprehur urimin e tij:
Në këtë vepër u dëgjofshin gjithmonë rrahjet e një zemre që do. Të veprojmë në mënyrë që, nëpërmjet “respektit, dashurisë dhe kujdesit” në këtë shtëpi, shoqëria dhe ata që vijnë të mirëpritur, të mund ta njohin përsëri dinjitetin e pashoq, që ka çdo njeri (krh. Letra Enciklike Dilexit nr. 169).