杏MAP导航

K?rko

2025.02.16 Fedeli in attesa Ospedale Gemelli

Papa n? spitalin Gemelli: nat? e qet?, terapia vazhdon

Z?dh?n?si i Vatikanit, Bruni, informon gazetar?t p?r gjendjen sh?ndet?sore t? Pap?s, shtruar n? Poliklinik?n Romake p?r trajtimin e nj? infeksioni t? rrug?ve t? frym?marrjes. Fran?esku nuk e tha sot lutjen e Engj?llit t? T?nzot me besimtar?t, pasi ka nevoj? p?r "pushim absolut". Megjithat?, nj? turm? e madhe njer?zish u mblodh jasht? spitalit me shpres?n e nj? surprize, si edhe p?r t'u lutur p?r "sh?rimin e shpejt?” t? Atit t? Shenjt?

R.SH. – Vatikan

 Papa, ende i shtruar në spitalin Agostino Gemelli të Romës, ka kaluar një natë të qetë e sot, pasi hëngri mëngjesin, lexoi gazetat "siç bën zakonisht". Terapia vazhdon. Këtë deklaroi zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni, për gjendjen e Françeskut, që ndodhet në Poliklinikën universitare nga dita e premte 14 shkurt, për trajtimin e një infeksioni të rrugëve të frymëmarrjes. Që dje, sipas notës zyrtare të Sallës së Shtypit, shëndeti i Papës është përmirësuar, pasi ai nuk ka më temperaturë dhe analizat janë më të mira. Nga faqja e tij në platformën X, vetë Ati i Shenjtë shkruan: “Ju falënderoj për dashurinë, lutjet dhe afërsinë me të cilën po më shoqëroni në këto ditë”.

Besimtarët u mblodhën para spitalit Gemelli në mesditë

Papa nuk e tha sot Engjëllin e Tënzot me besimtarët, si çdo të dielë, pasi sipas mjekëve, ka nevojë për “pushim absolut”, por teksti u botua e u përhap përmes mjeteve të informacionit. Megjithatë, rreth mesditës, shumë besimtarë u mblodhën para spitalit, duke shpresuar për ndonjë surprizë nga dritarja e katit të dhjetë. Të pranishëm, edhe gazetarët me kamerat e tyre. Të gjithë, të shqetësuar për shëndetin e Atit të Shenjtë, të cilit i kanë ardhur mesazhe e lutje nga të katër anët e botës. Së fundi, besimtarët u larguan me shpresën për ta parë Papën të duket sërish, kësaj radhe, nga dritarja e Pallatit Apostolik në Vatikan, e jo nga ajo e spitalit.

16 shkurt 2025, 13:44