MAP

Besimtarët nga mbarë bota luten për shëndetin e Atit të Shenjtë në Poliklinikën Gemelli në Romë. Besimtarët nga mbarë bota luten për shëndetin e Atit të Shenjtë në Poliklinikën Gemelli në Romë.

Papa në Gemelli: në mëngjes një krizë respiratore

Françesku, edhe pse me dhimbje më të mëdha, e kaloi ditën në kolltuk. U desh edhe një transfuzion gjaku, prognoza mbetet e rezervuar

R.SH. / Vatikan

Përditësimi i mbrëmjes së sotme, 22 shkurt, publikuar nga Zyra e Shtypit e Vatikanit në lidhje me gjendjen shëndetësore të Papa Françeskut::

"Gjendja e Atit të Shenjtë vazhdon të jetë kritike, ndaj, siç u shpjegua dje, Papa nuk është jashtë rrezikut. Paraditen e sotme Papa Françesku paraqiti një krizë të zgjatur të frymëmarrjes astmatike, e cila kërkoi edhe aplikimin e oksigjenit me fluks të lartë”.

Nga analizat e sotme të gjakut rezultoi edhe një trombocitopeni, e lidhur me aneminë, e cila kërkoi dhënien e transfuzionit të gjakut. Ati i Shenjtë vazhdon të jetë vigjilent dhe e kaloi ditën në kolltuk, edhe pse vuante më shumë se dje. Për momentin prognoza mbetet e rezervuar”.

22 shkurt 2025, 21:53