杏MAP导航

K?rko

Besimtar?t nga mbar? bota luten p?r sh?ndetin e Atit t? Shenjt? n? Poliklinik?n Gemelli n? Rom?. Besimtar?t nga mbar? bota luten p?r sh?ndetin e Atit t? Shenjt? n? Poliklinik?n Gemelli n? Rom?.

Papa n? Gemelli: n? m?ngjes nj? kriz? respiratore

Fran?esku, edhe pse me dhimbje m? t? m?dha, e kaloi dit?n n? kolltuk. U desh edhe nj? transfuzion gjaku, prognoza mbetet e rezervuar

R.SH. / Vatikan

Përditësimi i mbrëmjes së sotme, 22 shkurt, publikuar nga Zyra e Shtypit e Vatikanit në lidhje me gjendjen shëndetësore të Papa Françeskut::

"Gjendja e Atit të Shenjtë vazhdon të jetë kritike, ndaj, siç u shpjegua dje, Papa nuk është jashtë rrezikut. Paraditen e sotme Papa Françesku paraqiti një krizë të zgjatur të frymëmarrjes astmatike, e cila kërkoi edhe aplikimin e oksigjenit me fluks të lartë”.

Nga analizat e sotme të gjakut rezultoi edhe një trombocitopeni, e lidhur me aneminë, e cila kërkoi dhënien e transfuzionit të gjakut. Ati i Shenjtë vazhdon të jetë vigjilent dhe e kaloi ditën në kolltuk, edhe pse vuante më shumë se dje. Për momentin prognoza mbetet e rezervuar”.

22 shkurt 2025, 21:53