Papa në Gemelli, vizita e kryeministres Giorgia Meloni
Kryeministrja Giorgia Meloni i shprehu Papës urimet për shërim të shpejtë, në emër të qeverisë italiane dhe të mbarë vendit
R.SH. - Vatikan
Sot pasdite, 19 shkurt, Papa Françesku priti një vizitë nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni e cila, në emër të Qeverisë dhe të gjithë Kombit, i shprehu urimet më të mira për shërim të shpejtë.
“Jam shumë e kënaqur që e gjeta vigjilent dhe reagues” - tha Kryeministrja. Bëmë shaka si gjithmonë. Nuk e ka humbur fare ndjesinë proverbiale të humorit.”
Sot në mëngjes Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë pati njoftuar se Papa kishte kaluar një “natë të qetë”. Në mëngjes, pastaj, u ngrit në këmbë dhe u ul në kolltukun e tij. Me sa duket, zemra i punon mirë.
19 shkurt 2025, 17:07