杏MAP导航

K?rko

ITALY-VATICAN-RELIGION-POPE-HEALTH

Papa n? Gemelli, p?rmir?sim i leht? i gjendjes sh?ndet?sore

Salla e Shtypit e Vatikanit botoi nj? komunikat? t? re p?r gjendjen sh?ndet?sore t? Pap?s: asnj? kriz? e re respiratore, i ?sht? reduktuar pak fluksi i oksigjenit, analizat jan? p?rmir?suar. Insufi?ienca e leht? n? veshka nuk shkakton m? shqet?sim. Fran?esku i ?sht? kthyer pun?s dhe n? mbr?mje i telefonoi famullis? s? Gaz?s

R.SH. – Vatikan

“Gjendja klinike e Atit të Shenjtë, pavarësisht se kritike, ka një përmirësim të lehtë. Edhe gjatë ditës së sotme nuk ka pasur episode krize në formë asme të frymëmarrjes; disa analiza laboratorike janë përmirësuar. Monitorimi për insufiçiencë renale të lehtë nuk përbën shqetësim”. Salla e Shtypit e Vatikanit e përditëson kështu, mbrëmjen e sotme, gjendjen shëndetësore të Papës Françesku, i shtruar në spitalin Gemelli të Romës që nga 14 shkurti.

“Vazhdon oksigjenoterapia, megjithëse me fluks e përqindje të reduktuar oksigjeni – thuhet më tej në notë. - Duke pasur parasysh kompleksitetin e kuadrit klinik, mjekët, duke u treguar të kujdesshëm, e mbajnë ende prognozën të rezervuar.

Paradite, mori Eukaristinë, ndërsa pasdite rifilloi aktivitetin e punën. Në mbrëmje, i telefonoi famullitarit të Gazës për t’i shprehur afërsinë e tij atërore. Papa Françesku e falënderon të gjithë popullin e Zotit, që këto ditë, është mbledhur në lutje për shëndetin e tij".

24 shkurt 2025, 19:20