Gjendja e Papës, pavarësisht se kritike, është e qëndrueshme
Përditësimet e Zyrës së Shtypit të Vatikanit për shëndetin e Papës: pa episode akute të frymëmarrjes, parametra të qëndrueshëm hemodinamikë. I është nënshtruar skanimit CT planifikuar për monitorimin radiologjik të pneumonisë dypalëshe. Prognoza mbetet e rezervuar
R.SH. / Vatikan
“Kushtet klinike të Atit të Shenjtë mbeten kritike, por të qëndrueshme. Nuk ka pasur episode akute respiratore dhe parametrat hemodinamikë vazhdojnë të jenë të qëndrueshëm. Në mbrëmje ai iu nënshtrua një skaneri CT të planifikuar për monitorim radiologjik të pneumonisë bilaterale. Prognoza mbetet e rezervuar.
Në mëngjes, pasi mori Eukaristinë, rifilloi aktivitetin e tij të punës”. Kështu thuhet në buletinin e Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, të publikuar mbrëmjen e sotme, 25 shkurt, në lidhje me shëndetin e Papës, i cili prej dymbëdhjetë ditësh ndodhet i shtruar në Poliklinikën Gemelli.
25 shkurt 2025, 19:37