MAP

Peru, një moment i konferencës CEPROME në Lima Peru, një moment i konferencës CEPROME në Lima

Papa bën thirrje për përgjegjësi dhe jo mosndëshkim në përdorimin e AI

Papa u dërgoi një mesazh të fortë pjesëmarrësve në Kongresin IV të Amerikës Latine të CEPROME për parandalimin e abuzimit në Kishë, duke paralajmëruar se inteligjenca artificiale lehtëson prodhimin e përmbajtjeve të dëmshme dhe e bën të vështirë mbrojtjen e viktimave

R.SH. / Vatikan

Përgjegjësi dhe jo mosndëshkim në përdorimin e Inteligjencës Artificiale. Këtë kërkon Papa Françesku në një mesazh dërguar mbi 500 personave që po marrin pjesë në Kongresin e IV-të të Amerikës Latine të Ceprome në Lima të Perusë, i planifikuar nga sot deri më 27 shkurt, organizuar së bashku me Komisionin Papnor të Selisë së Shenjtë për Mbrojtjen e të Miturve.

Në mesazhin e tij, Papa përqendrohet veçanërisht në nevojën për të forcuar mbrojtjen e të miturve nga abuzimi seksual dhe për këtë arsye - tha ai - "të çrrënjoset ky kancer nga shoqëria". “Meqenëse ne nuk kemi dorë në prodhimin e këtyre materialeve, mund të krijohet iluzioni i rremë se nuk jemi ne ata që ‘bëjmë’ diçka të turpshme”, shkruan Papa, “duke sulmuar një person, duke vjedhur një imazh, duke përdorur një koncept apo ide nga një tjetër, duke ekspozuar diçka intime që duhet të mbetet në sferën private të personit. Por nuk është e vërtetë – stigmatizoi Papa – makina i zbaton urdhrat tona, realizon, nuk merr vendime, por është e programuar ta bëjë këtë”.

25 shkurt 2025, 17:58