Papa Françesku, ende në spital, e kaloi natën mirë
R.SH. – Vatikan
“Nata kaloi mirë, Papa fjeti dhe po pushon”. Ky është përditësimi i sotëm, 24 shkurt, nga Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë, përsa i përket gjendjes shëndetësore të Françeskut.
Në buletinin e mbrëmshëm, 23 shkurt, në ditën e nëntë të shtrimit në spital, u bë e ditur se “gjendja e Atit të Shenjtë vazhdon të jetë kritike”, por që të shtunën mbrëma nuk ka pasur “kriza të mëtejshme në frymëmarrje”. Vlerat e analizave të gjakut po përmirësohen, megjithëse disa prej tyre “tregojnë për një insufiçiencë renale fillestare [pra, për një dëmtim fillestar të veshkave], të lehtë, aktualisht nën kontroll”. Papa kupton dhe orientohet mirë, vijohet t’i jepet oksigjen, prognoza mbetet e rezervuar, për shkak të "kompleksitetit të kuadrit klinik" dhe "të pritjes së nevojshme që terapitë farmakologjike të japin rezultat".