杏MAP导航

K?rko

Poliklinika Gemelli n? Rom?Poliklinika Gemelli n? Rom? Poliklinika Gemelli n? Rom?Poliklinika Gemelli n? Rom?

Papa Fran?esku, ende n? spital, e kaloi nat?n mir?

Salla e Shtypit e Vatikanit njofton sot n? m?ngjes se "Papa ka fjetur mir? dhe po pushon". Gjendja sh?ndet?sore e Fran?eskut, si? u pohua mbr?m?, “mbetet kritike”, por pa asnj? kriz? t? re n? frym?marrje, me nj? insufi?ienc? renale fillestare dhe t? leht?

R.SH. – Vatikan

“Nata kaloi mirë, Papa fjeti dhe po pushon”. Ky është përditësimi i sotëm, 24 shkurt, nga Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë, përsa i përket gjendjes shëndetësore të Françeskut.

Në buletinin e mbrëmshëm, 23 shkurt, në ditën e nëntë të shtrimit në spital, u bë e ditur se “gjendja e Atit të Shenjtë vazhdon të jetë kritike”, por që të shtunën mbrëma nuk ka pasur “kriza të mëtejshme në frymëmarrje”. Vlerat e analizave të gjakut po përmirësohen, megjithëse disa prej tyre “tregojnë për një insufiçiencë renale fillestare [pra, për një dëmtim fillestar të veshkave], të lehtë, aktualisht nën kontroll”. Papa kupton dhe orientohet mirë, vijohet t’i jepet oksigjen, prognoza mbetet e rezervuar, për shkak të "kompleksitetit të kuadrit klinik" dhe "të pritjes së nevojshme që terapitë farmakologjike të japin rezultat".

24 shkurt 2025, 11:39