ÐÓMAPµ¼º½

Lutje për Papën para spitalit Gemelli Lutje për Papën para spitalit Gemelli

Papa fjeti mirë gjatë gjithë natës

Salla e Shtypit e Vatikanit njofton shkurtimisht gjendjen shëndetësore të Atit të Shenjtë, sot në mëngjes, 25 shkurt

R.SH. – Vatikan

Papa fjeti mirë gjatë gjithë natës. Ky është njoftimi i sotëm, 25 shkurt, i Sallës së Shtypit të Vatikanit, përsa i përket gjendjes shëndetësore të Papës Françesku, i shtruar në Poliklinikën Gemelli që prej datës 14 shkurt.

Në buletinin e mbrëmshëm mjekësor, vihet në dukje një përmirësim i lehtë i gjendjes së tij: nuk ka pasur kriza të reja në frymëmarje, fluksi i oksigjenit që i japin mjekët është pakësuar disi, gjë që tregon se ka më pak nevojë për të, si edhe janë përmirësuar disa analiza gjaku. Gjithashtu, "insufiçienca e lehtë renale nuk është shkak për shqetësim", thuhet në notë. Dje, Ati i Shenjtë punoi pak, ndërsa në mbrëmje, i telefonoi famullisë së Gazës.

25 shkurt 2025, 10:08