MAP

I Lumi José Gregorio Hernández do të shpallet Shenjt I Lumi José Gregorio Hernández do të shpallet Shenjt

Papa do të thërrasë një Koncistor për dy kanonizime

Përveç të Lumit Longo që lidhet me Zojën Rruzares, Dekretet që Papa ka autorizuar për t'u shpallur kanë të bëjnë me kanonizimin e "mjekut të të varfërve", venezuelianit José Gregorio Hernández Cisneros. Ndër të Nderuarit e rinj është edhe Salvo D'Acquisto, karabinier që ofroi jetën e tij për të shpëtuar një grup njerëzish nga një hakmarrje naziste.

R.SH. / Vatikan

Papa Françesku punon në dhomën në katit të dhjetë të spitalit Gemelli, aq sa dje ai priti Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin dhe Edgar Peña Parra, zëvendësues për Çështjet e Përgjithshme të Selisë së Shenjtë, dhe autorizoi Dikasterin e Vatikanit për Çështjen e Shenjtorëve për të shpallur Dekretet që kanë të bëjnë me disa të Lumë dhe Shërbëtorë të Zotit. Kështu, Ati i Shenjtë ka nënshkruar Dekretet për “Shërbëtorë të Zotit” dhe të “Lumë” , duke miratuar votat për proceset e kanonizimit të disa të Lumve, përfshirë José Gregorio Hernández Cisneros e Bartolo Longo.

Papa, i shtruar në spitalin romak Gemelli, ka vendosur që të thërrasë një Koncistor për kanonizimin e dy të Lumve: José Gregorio Hernández Cisneros, besimtar laik nga Venezuela, mjek, i lindur në Isnotu (Venezuela) më 26 tetor 1864 dhe vdekur në Karakas më 29 qershor 1919, dhe Bartolo Longo, besimtar laik italian, i lindur në Latiano (Brindisi) më 10 shkurt 1841 dhe vdekur në Pompei (Napoli) më 5 tetor 1926.

Për këtë Papa Françesku dje "vendosi  të thërrasë një Koncistor të ri kushtuar kanonizimeve të ardhshme", siç njofton Buletini i sallës së shtypit të Selisë së Shenjtë.

Ato që dalin nga dokumentet e kanonizimeve dhe të lumturimeve të reja janë histori të përsosmërisë njerëzore dhe jo thjesht të jetës së krishterë, shpesh janë histori të heroizmit të pastër. Edhe në dekretet e nënshkruara dje nga Papa Françesku - i cili priti në takim Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin dhe Zëvendësuesin e Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit, Kryeipeshkvin Edgar Peña Parra, në Poliklinikën Gemelli, ku është shtruar prej ditësh - shkëlqejnë figurat e dy shenjtorëve të ardhshëm, një italian dhe një venezuelian, shumë të dashur për vendet e tyre përkatëse.

Të lumturit e ardhshëm

Drejt lumturimit italiani Salvo d'Acquisto, zëvendës brigadier i Karabinierëve, i cili u sakrifikua më 23 shtator 1943 për të shpëtuar një grup civilësh gjatë një grumbullimi të trupave naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kështu u vendos nga Papa, i cili autorizoi dje dekretet, gjatë audiencës me Kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit dhe Imzot Edgar Peña Parra, Zëvendësues për Çështjet e Përgjithshme të Selisë së Shenjtë. Përveç Salvo d'Acquistos, dekretet e Papës kanë të bëjnë me: jetën e ofruar nga Shërbëtori i Zotit Emilio Giuseppe Kapaun, prift dioqezan, i lindur më 20 prill 1916 në Pilsen (Kansas, Shtetet e Bashkuara të Amerikës) dhe vdiq më 23 maj 1951 në kampin e burgut të Pyokton (Koreja e Veriut); me virtytet heroike të Shërbëtorit të Zotit Michele Maura Montaner, prifti dioqezan dhe themelues i Congregación de las Hermanas Celadoras del Culto Eucarístico, i lindur në Palma de Mallorca (Spanjë) më 6 shtator 1843 dhe vdiq më 19 shtator 1915; me virtytet heroike të Shërbëtorit të Zotit Didaco Bessi, prift dioqezan, themelues i Kongregatës së Motrave Domenikane të Santa Maria del Rosario, lindur më 5 shkurt 1856 në Iolo (Itali) dhe vdiq më 25 maj 1919; me virtytet heroike të Shërbëtorit të Zotit Cunegonde Siwiec, besimtar laik, i lindur më 28 maj 1876 në Stryszawa-Siwcówka (Poloni) dhe vdiq më 27 qershor 1955.

25 shkurt 2025, 12:51