ÐÓMAPµ¼º½

ÐÓMAPµ¼º½ Francis presides over the Good Friday Passion of the Lord service in Saint Peter's Basilica

Kreshmë, rikthehen ushtrimet shpirtërore komunitare në Vatikan

Në kalendarin e kremtimeve, kryesuar nga Françesku për muajt mars e prill, njoftuar nga kryeipeshkvi Diego Ravelli, theksohet ndërmjet tjerash se nga data 9 deri më 14 mars do të mbahen, në Sallën Pali VI, meditimet e përgatitjes për Pashkë të Papës dhe të Kuries Romake. Për Vitin Shenjt në program janë Jubiletë e Botës së Vullnetariatit dhe të të Sëmurëve si dhe të Botës së Shëndetësisë

R.SH. - Vatikan

Kthehemi tek një zakon komunitar i ndërprerë ndërmjet viteve 2021 dhe 2022 për shkak të vazhdimit të pandemisë dhe i rifilluar më pas, por në formë personale, deri vitin e kaluar. Nga data 9 deri më 14 mars, ushtrimet shpirtërore të Papës dhe të Kuries Romake për Kreshmët do të kremtohen sërish çdo ditë, edhe kolektivisht, në Sallën Pali VI, pas kremtimit të fundit koral që u zhvillua në vitin 2020 në Shtëpinë e Mësuesit Hyjnor, në Ariccia.

E Mërkura e Përhime dhe Ushtrimet Shpirtërore

Lajmi është i axhendës papnore për muajt e ardhshëm mars dhe prill. Në deklaratën e lëshuar sot, 12 shkurt, nga Kryeipeshkvi Diego Ravelli, Mjeshtër i Kremtimeve Liturgjike Papnore, saktësohet se, pas ceremonive tradicionale të Mërkurës së Përhime, më 5 Mars - me Statio-n në Kishën e Shën Anselmit, në orën 16:30, dhe me procesionin pendestar drejt Bazilikës së afërt të Shën Sabinës, në orën 17.00, pasi të ketë kryer Meshën, bekimin e hirit dhe përhimjen - Françesku do fillojë tërheqjen  kreshmore me bashkëpunëtorët e tij më të afërt, në Sallën Pali VI. Tërheqja do të nisë pasditën e 9 marsit – e do të përfundojë në mëngjesin e datës 14.

Dy kremtime jubilare

Më 9 mars, në orën 10:30 të mëngjesit, Papa do të kryesojë Meshën në Sheshin e Shën Pjetrit për Jubileun e Botës së Vullnetariatit Botëror dhe po kështu të dielën, më 6 prill, sërish në Sheshin e Shën Pjetrit, në orën 10:30, do të bëjë të njëjtën gjë me kremtimin eukaristik të Jubileut të të Sëmurëve dhe të Botës së Shëndetit.

12 shkurt 2025, 14:58