ÐÓMAPµ¼º½

Papa me kardinajtë Papa me kardinajtë

Kolegji i Kardinajve: Papa zgjat mandatin e Dekanit dhe të Zv.Dekanit

Vendimi i Françeskut ka të bëjë me kardinajtë Re dhe Sandri. Kardinali Prevost bëhet anëtar i Urdhrit të Ipeshkvijve të Kolegjit Kardinalor

R.SH. – Vatikan

Kardinajve Giovanni Battista Re dhe Leonardo Sandri u është zgjatur mandati i tyre si Dekan dhe Zv.Dekan i Kolegjit të Kardinajve. Vendimi u komunikua sot, më 6 shkurt, nga Salla e Shtypit e Vatikanit, përmes një note, në të cilën njoftohet se më 7 janar, Papa vendosi të zgjaste qëndrimin në detyrë të kardinalit Re, ndërsa një javë më vonë, më 14 janar, mori të njëjtin vendim për kardinalin Sandri.

Sot (6 shkurt), Françesku vendosi që kardinali Robert Francis Prevost, O.S.A., prefekt i Dikasterit të Ipeshkvijve, të hyjë në Urdhrin e Ipeshkvijve të Kolegjit Kardinalor. Papa i caktoi prelatit titullin e kishës së Albano-s.

06 shkurt 2025, 15:54