杏MAP导航

K?rko

Papa me kardinajt? Papa me kardinajt?

Kolegji i Kardinajve: Papa zgjat mandatin e Dekanit dhe t? Zv.Dekanit

Vendimi i Fran?eskut ka t? b?j? me kardinajt? Re dhe Sandri. Kardinali Prevost b?het an?tar i Urdhrit t? Ipeshkvijve t? Kolegjit Kardinalor

R.SH. – Vatikan

Kardinajve Giovanni Battista Re dhe Leonardo Sandri u është zgjatur mandati i tyre si Dekan dhe Zv.Dekan i Kolegjit të Kardinajve. Vendimi u komunikua sot, më 6 shkurt, nga Salla e Shtypit e Vatikanit, përmes një note, në të cilën njoftohet se më 7 janar, Papa vendosi të zgjaste qëndrimin në detyrë të kardinalit Re, ndërsa një javë më vonë, më 14 janar, mori të njëjtin vendim për kardinalin Sandri.

Sot (6 shkurt), Françesku vendosi që kardinali Robert Francis Prevost, O.S.A., prefekt i Dikasterit të Ipeshkvijve, të hyjë në Urdhrin e Ipeshkvijve të Kolegjit Kardinalor. Papa i caktoi prelatit titullin e kishës së Albano-s.

06 shkurt 2025, 15:54