Guvernatorati i Vatikanit, emërohen dy sekretarët e përgjithshëm
R.SH. / Vatikan
Papa Françesku ka emëruar, me efekt nga 1 marsi 2025, dy sekretarë të përgjithshëm të Guvernatorit të Shtet-Qytetit të Vatikanit: Imzot Emilio Nappa, deri më tani zëvendëssekretar i dikasterit të Vatikanit për Ungjillëzimin, në Seksionin për Ungjillëzimin e Parë dhe Kishat e Reja vendore, dhe president i Veprave Misionare Papnor; dhe avokatin Giuseppe Puglisi-Alibrandi, deri më tani zëvendëssekretar i përgjithshëm i të njëjtit Guvernatorat. Emërimet u komunikuan përmes buletinit të Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë.
Në të njëjtin njoftim lexojmë se Papa i ka atribuuar motrës Raffaella Petrini, presidente e Komisionit Papnor për Shtet-Qytetin e Vatikanit dhe presidente e Guvernatorit të të njëjtit Shtet, që nga 1 marsi 2025, "pushtetin ligjor për të disponuar dhe për t’u dhënë, në mënyrë të përshtatshme" dy sekretarëve të përgjithshëm "kompetenca specifike ose detyra të veçanta".