杏MAP导航

K?rko

Pallati i Guvernatorit t? Shtet-Qytetit t? Vatikanit Pallati i Guvernatorit t? Shtet-Qytetit t? Vatikanit

Guvernatorati i Vatikanit, em?rohen dy sekretar?t e p?rgjithsh?m

Jan? Imzot Nappa, deri m? tani z?vend?ssekretar i Dikasterit t? Vatikanit p?r Ungjill?zimin dhe avokati Puglisi-Alibrandi, deri tani z?vend?ssekretar i p?rgjithsh?m. Motr?s Petrini, nga Presidente e Guvernatoratit nga 1 marsi "pushteti p?r t? rregulluar dhe p?r t'u dh?n?" sekretar?ve t? p?rgjithsh?m "kompetenca specifike ose detyra t? ve?anta"

R.SH. / Vatikan

Papa Françesku ka emëruar, me efekt nga 1 marsi 2025, dy sekretarë të përgjithshëm të Guvernatorit të Shtet-Qytetit të Vatikanit: Imzot Emilio Nappa, deri më tani zëvendëssekretar i dikasterit të Vatikanit për Ungjillëzimin, në Seksionin për Ungjillëzimin e Parë dhe Kishat e Reja vendore, dhe president i Veprave Misionare Papnor; dhe avokatin Giuseppe Puglisi-Alibrandi, deri më tani zëvendëssekretar i përgjithshëm i të njëjtit Guvernatorat. Emërimet u komunikuan përmes buletinit të Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë.

Në të njëjtin njoftim lexojmë se Papa i ka atribuuar motrës Raffaella Petrini, presidente e Komisionit Papnor për Shtet-Qytetin e Vatikanit dhe presidente e Guvernatorit të të njëjtit Shtet, që nga 1 marsi 2025, "pushtetin ligjor për të disponuar dhe për t’u dhënë, në mënyrë të përshtatshme" dy sekretarëve të përgjithshëm "kompetenca specifike ose detyra të veçanta".

25 shkurt 2025, 15:03