杏MAP导航

K?rko

N? lutje p?r sh?ndetin e Pap?s (AFP ose licencuesit) N? lutje p?r sh?ndetin e Pap?s (AFP ose licencuesit)

Papa: tri vjet luft? n? Ukrain?, “p?rvjetor i dhimbsh?m dhe i turpsh?m p?r njer?zimin”

Papa, i shtruar n? spital, n? Gemelli, e dor?zoi tekstin e Engj?llit t? Zotit, transmetuar nga Salla e Shtypit e Vatikanit, me rastin e p?rvjetorit t? tret?, m? 24 shkurt, q? nga fillimi i konfliktit kund?r Kievit, rikujton "af?rsin? me popullin e munduar ukrainas" dhe b?n thirrje p?r lutje, kushtuar edhe vendeve t? tjera n? luft?. P?rsh?ndet t? pranishmit n? Jubileun e Diakon?ve, fal?nderon stafin mjek?sor t? Gemellit p?r kujdesin e edhe besimtar?t, ve?an?risht t? vegjlit,p?r dashurin? e tyre

R.SH. / Vatikan

Edhe një herë, lutja e Engjëllit të Zotit e së Dielës i krijoi Papës Françeskut mundësinë t’i falënderojë të gjithë ata që po tregojnë dashuri në këto ditë, duke e ndjekur gjatë mjekimit në Poliklinikën Gemelli, në Romë. Mendimet e tij, siç bëri edhe gjatë lutjes së Engjëllit të Zotit të dielën e kaluar, 16 shkurt, i kushtohen të gjithë punonjësve spitalorë, që kujdesen për shëndetin e tij.

Nga ana ime, vazhdoj me besim shtrimin në Poliklinikën Gemelli, duke vijuar mjekimet e nevojshme; edhe pushimi është gjithashtu pjesë e terapisë! Falënderoj sinqerisht mjekët dhe punonjësit e shëndetësisë të këtij spitali për vëmendjen që po më tregojnë dhe përkushtimin me të cilin kryejnë shërbimin e tyre ndërmjet njerëzve të sëmurë.

Ndër shprehjet e shumta të afërsisë, Françesku kujtoi veçanërisht ato të të vegjëlve.

Në këto ditë kam marrë shumë mesazhe dashurie dhe më kanë prekur veçanërisht letrat dhe vizatimet e fëmijëve. Faleminderit për këtë afërsi dhe për lutjet e ngushëllimit që mora nga e gjithë bota! Ia besoj të gjithë ndërmjetësimit të Marisë dhe ju kërkoj të luteni për mua.

Një nga vizatimet dërguar Papës nga fëmijët e Departamentit të Onkologjisë Pediatrike të Gemellit

Përshëndetje pjesëmarrësve në Jubileun e Diakonëve

Papa u drejtoi, pastaj, përshëndetjet e tij kandidatëve për diakonat dhe të gjithë pjesëmarrësve në Jubileun e Diakonëve, zhvilluar ditët e fundit në Vatikan, që morën pjesë edhe këtë mëngjes, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në meshën e kryesuar, siç ishte deleguar nga Papa, nga Imzot Rino-Prefekti i cili lexoi homelinë e përgatitur nga Papa.

Papa u bën të gjithëve ftesën për të ndjekur rrugën e dashurisë në ushtrimin e apostullimit të tyre.

Të nderuar vëllezër Diakonë, ju që i kushtoheni shpalljes së Fjalës dhe shërbimit të bamirësisë; kryejeni shërbesën tuaj në Kishë me fjalë dhe me vepra, duke sjellë dashurinë e mëshirën e Zotit për të gjithë. Ju bëj thirrje të vazhdoni me gëzim apostullimin tuaj dhe - siç na porosit Ungjilli i sotëm nga Luka- të jeni shenjë e një dashurie që i përqafon të gjithë, që e shndërron të keqen në të mirë dhe krijon një botë vëllazërore. Mos kini frikë të rrezikoheni për dashurinë!

Ukrainë, përvjetor i turpshëm

Françesku, si zakonisht, i bëri thirrje besimtarëve të luten për paqe në të gjitha ato vende, që po përballojnë konflikte dramatike, nga Palestina në Sudan, me një mendim të veçantë për Ukrainën, e cila nesër, më 24 shkurt, do të përjetojë përvjetorin e tretë të fillimit të luftës: turp, denoncon, për mbarë botën.

Nesër mbushet viti i tretë i luftës në shkallë të gjerë kundër Ukrainës:  përvjetor i dhimbshëm dhe i turpshëm për mbarë njerëzimin! Ndërsa përsëris afërsinë time me popullin martir ukrainas, ju ftoj të kujtoni viktimat e të gjitha konflikteve të armatosura dhe të luteni për dhuratën e paqes në Palestinë, Izrael dhe në mbarë Lindjen e Mesme, në Mianmar, në Kivu dhe në Sudan.

23 shkurt 2025, 13:22

Engj?lli i T?nzot ?sht? lutje q? thuhet p?r kujtim t? Misterit t? p?rhersh?m t? Mish?rimit, tri her? n? dit?: n? or?n 6 t? m?ngjesit, n? mesdit? e n? mbr?mje, rreth or?s 18, ?ast n? t? cilin d?gjohet ting?llimi i k?mban?s s? Engj?llit. Emri Engj?lli i T?nzot rrjedh nga  fjala e par? e lutjes – Engj?lli i T?nzot iu fal Zoj?s Mari – i cili ka t? b?j? me leximin e shkurt?r t? tre teksteve t? thjeshta,  q? i kushtohen Mish?rimit t? Jezu Krishtit dhe th?nies s? tri FalemiMrive. K?t? lutje e thot? Papa n? Sheshin e Sh?n Pjetrit, n? mesdit?n e s? diel?s dhe n? Solemnitete. Para se t? thot? lutjen e Engj?llit, Papa u mban besimtar?ve nj? fjalim t? shkurt?r, duke e marr? shtytjen nga Leximet e dit?s dhe p?rsh?ndet shtegtar?t. Nga Pashk?t, deri n? Rr?shaj?, n? vend t? lutjes s? Engj?llit t? T?nzot, thuhet lutja e Mbret?resh?s Qiellore, lutje  n? kujtim t? Ngjalljes s? Jezu Krishtit, n? p?rfundim t? s? cil?s shqiptohet tri her? rresht Lumni Atit.

Engj?lli i T?nzot/Mbret?resha Qiellore e fundit

Lexo gjith?ka >