Dhimbja e Françeskut për aksidentin tragjik të autobusit në Guatemalë
R.SH. – Vatikan
Një fatkeqësi e tmerrshme në Guatemalë. Më 10 shkurt, në një urë në periferi të kryeqytetit, një autobus i mbushur me njerëz ra nga një lartësi prej 100 metrash, duke shkaktuar vdekjen e 55 prej 75 pasagjerëve. Dy të tretat e njerëzve, mes të cilëve edhe disa fëmijë, vdiqën gjatë përplasjes me tokën, ndërsa shumë të tjerë u plagosën rëndë.
Solidariteti i Papës
Françesku, “thellësisht i pikëlluar” nga lajmi, deshi të shprehë solidaritetin e tij me një telegram të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, drejtuar kryeipeshkvit metropolit të Santiago de Guatemala, imzot Gonzalo de Villa y Vasquez. Papa, thuhet në tekst, “lutet për prehjen e amshuar të të ndjerëve” dhe ngushëllon familjet, duke shprehur “shqetësimin e thellë dhe urimet për shërimin e shpejtë të të plagosurve”.
Sipas zjarrfikësve, që arritën të parët në vend, autobusi, i mbushur përtej kapacitetit, ra, për shkak të një aksidenti ndërmjet disa automjeteve, pak para agimit të së hënës. Presidenti Bernardo Arevalo ka shpallur tri ditë zie kombëtare.