杏MAP导航

K?rko

TOPSHOT-GUATEMALA-ACCIDENT

Dhimbja e Fran?eskut p?r aksidentin tragjik t? autobusit n? Guatemal?

Papa i d?rgoi nj? telegram t? n?nshkruar nga kardinali Parolin, kryeipeshkvit metropolit t? Santiago de Guatemala, imzot Gonzalo de Villa y Vasquez, duke shprehur ngush?llimet p?r m? se 50 viktimat e shkaktuara nga r?nia e nj? autobusi m? 10 shkurt

R.SH. – Vatikan

         Një fatkeqësi e tmerrshme në Guatemalë. Më 10 shkurt, në një urë në periferi të kryeqytetit, një autobus i mbushur me njerëz ra nga një lartësi prej 100 metrash, duke shkaktuar vdekjen e 55 prej 75 pasagjerëve. Dy të tretat e njerëzve, mes të cilëve edhe disa fëmijë, vdiqën gjatë përplasjes me tokën, ndërsa shumë të tjerë u plagosën rëndë.

Funerali i njërit prej viktimave
Funerali i njërit prej viktimave   (ANSA)

Solidariteti i Papës

Françesku, “thellësisht i pikëlluar” nga lajmi, deshi të shprehë solidaritetin e tij me një telegram të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, drejtuar kryeipeshkvit metropolit të Santiago de Guatemala, imzot Gonzalo de Villa y Vasquez. Papa, thuhet në tekst, “lutet për prehjen e amshuar të të ndjerëve” dhe ngushëllon familjet, duke shprehur “shqetësimin e thellë dhe urimet për shërimin e shpejtë të të plagosurve”.

Sipas zjarrfikësve, që arritën të parët në vend, autobusi, i mbushur përtej kapacitetit, ra, për shkak të një aksidenti ndërmjet disa automjeteve, pak para agimit të së hënës. Presidenti Bernardo Arevalo ka shpallur tri ditë zie kombëtare.

14 shkurt 2025, 17:00