MAP

Audienca e Papës me Rrjetin Global të Lutjes Audienca e Papës me Rrjetin Global të Lutjes

Papa: Rrjeti Global i Lutjeve na ndihmoftë të jetojmë frymën e Jubileut

Duke i përshëndetur anëtarët e Fondacionit te Rrjetit Botëror të Lutjeve, Françesku i nxit të bashkojnë kundrimin e Hyjit me veprat konkrete të mëshirës, duke u kushtuar vëmendje të veçantë "më të vegjëlve"

R.SH. - Vatikan

Rrjeti Botëror i Lutjeve të Papës mishëron përmasën e dyfishtë të Jubileut, duke bashkuar kundrimin e Hyjit me veprat e mëshirës për “më të fundmit” e shoqërisë. Sot, më 23 janar, në Sallën e Papëve, në Vatikan, Papa Françesku priti anëtarët e Fondacionit në audiencë, gjatë së cilës nënvizoi vlerën e këtij misioni.

Zemra e Jezusit, përkrah tonës

Në qendër të veprimtarive të veprës papnore është enciklika Dilexit nos, e konsideruar si "ushqim thelbësor" për rrugën shpirtërore dhe veprimtarinë e organizatës, që aktualisht drejtohet nga atë Cristóbal Fones. Papa Françesku i kushton një mendim të veçantë paraardhësit të tij, atë Frederic Fornos, krijimtaria e të cilit e ka mundësuar Fondacionin të vazhdojë të ecë në "rrugën e zemrës", duke bashkuar zemrën e Jezusit me zemrën tonë, "të lënduar nga mëkati", por të shndërruar nga dashuria e tij e pamasë.

  (VATICAN MEDIA Divisione Foto)

Gërshetimi i lutjes me dhembshurinë

Shën Maria Virgjër kontribuon në ndjeshmërinë e secilit prej nesh e "na mëson t’i ruajmë në zemër fjalët dhe gjestet e Jezusit". “Mos e harroni këtë fjalë: t’i ruajmë”, shtoi Papa, duke dalë nga teksti zyrtar.

“Rrjeti Global i Lutjeve do të japë një kontribut shumë të rëndësishëm për Jubileun, duke ndihmuar njerëzit dhe bashkësitë ta jetojnë frymën e tij, si një rrugëtim në të cilin kombinohen pandashëm lutja dhe dhembshuria, lutja dhe afërsia me të fundmit, lutja dhe veprat e mëshirës”.

  (VATICAN MEDIA Divisione Foto)
23 janar 2025, 10:40