杏MAP导航

K?rko

2025.01.29 Audienca e P?rgjithshme, n? sall?n Pali VI, n? Vatikan 2025.01.29 Audienca e P?rgjithshme, n? sall?n Pali VI, n? Vatikan

Papa: Jozefi, ?nd?rrimtar “i drejt?” q? n? heshtje beson, shpreson dhe do

Gjat? audienc?s s? sotme t? p?rgjithshme, Fran?esku vazhdoi ciklin jubilar titulluar “Jezu Krishti, shpresa jon?”, duke ia kushtuar katekizmin Jozefit, atit t? kujtuar t? Jezusit. I bindur “nga z?ri i Zotit”, q? i fliste p?r Marin?, veproi pa u mposhtur nga instinktet as nga frika e i shnd?rroi d?shirat e Zotit "n? korp”, pa "fjal? boshe"

R.SH. / Vatikan

Jozefi, horizont i ëndrrave të Zotit. "I drejtë" e pa frikë, merr pjesë në historinë e shëlbimit, duke i lënë të flasin për të faktet, më shumë sesa "fjalët që i merr era". Papa Françesku gjatë audiencës së sotme të përgjithshme, 29 janar, mbajtur në Sallën Pali VI në Vatikan, e përqendroi katekizimin e tij në figurën e atit të kujtuar të Jezusit.

Mënjanë instinktet dhe frika

Reflektimi shpaloset në vazhdën e ciklit jubilar tl katekizmit kushtuar temës "Jezusi, shpresa jonë", duke u frymëzuar nga Ungjilli i Mateut. Teksti përshkruan Jozefin, "njeriun me atësi ligjore të Jezusit, duke e shartuar atë në trungun e Izaisë dhe duke e lidhur me premtimin që iu bë Davidit" - shpjegon Papa Françesku. Figura e Krishtit është “sythi i drejtë”, përmbushja e përkryer e “shpresës së Izraelit”. Në kontekstin e historisë së shpëtimit, Jozefi hyn në skenë si i fejuari i Marisë. Lidhje "ligjore" për fenë hebraike, në pritje të kremtimit të martesës vitin e ardhshëm. Gjatë kësaj kohe, Jozefi "zbulon" shtatzaninë e Marisë, gjë që e “vë në provë" dashurinë e tij për Vashën. Ligji i kohës parashikonte dy mënyra për të prishur fejesën: një “akt ligjor” publik, që do të kryhej në gjykatë, ose një letër refuzimi, që do të dërgohej privatisht. Por Jozefi, njeri "i drejtë" e ndjekës i Ligjit, "vepron me mend". I lë mënjanë instinktet dhe frikën, e udhëhiqet "nga urtia hyjnore", e vendos të ndahet nga Maria "pa bujë".

Kjo urti e ruan nga gabimi dhe e ndihmon t’i bindet zërit të Zotit, që i flet në ëndërr.

Të ëndërrosh "mrekullinë e Zotit"…

Pëlqim për ëndrrat, që të kujton personazhin biblik, birin e Jakobit, të ashtuquajtur, jo rastësisht, me të njëjtin emër: "zot i ëndrrave". Po çka shikon ati i kujtuar i Jezuit gjatë gjumit? Një pyetje, së cilës Papa Françesku i përgjigjet kështu: "Ëndërron mrekullinë që bën Zoti në jetën e Marisë, e edhe mrekullinë që bën në jetën e tij: të ketë një atësi, të aftë për të ruajtur, për të mbrojtur dhe për të transmetuar një trashëgimi materiale e shpirtërore”.

“Nusja e tij është shtatzënë sipas premtimit të Zotit, premtim që ka një emër, përmes të cilin u jepet të gjithëve siguria e shëlbimit”.

Beso, pa nevojë për prova

"Mos ki frikë të marrësh Marinë, gruan tënde. Foshnja e zënë në të vjen nga Shpirti Shenjt; ajo do të nxjerrë në dritë një djalë e ti do t'i vësh emrin Jezus, sepse ai do ta shpëtojë popullin e tij nga mëkatet". E kjo është zbulesa, përballë së cilës Jozefi nuk kërkon “prova të mëtejshme”, duke i besuar Zotit dhe duke pranuar ëndrrën e Tij për të dhe për të fejuarën e tij. E duke vepruar kështu, “hyn në hirin e atyre që dinë ta jetojnë premtimin hyjnor me fe, me shpresë, me dashuri”. Hollësia e theksuar nga Françesku është heshtja e Jozefit. Ai pëlqen më shumë “faktet konkrete” sesa “fjalët boshe”. Shenjë përkatësie e të ashtuquajturave factores Verbi  përshkruar nga Jakobi apostull, domethënë ata që e praktikojnë Fjalën e Zotit dhe e bëjnë "korp", "jetë".  Duke lidhur mendimin e tij me atë të Benediktit XVI, Françesku e përshkruan "vigjilencën shpirtërore të Jozefit për Zotin" si burim "i bindjes" së tij të vetvetishme ndaj planit të Zotit.

E Papa na fton t'i kushtojmë vëmendje, duke e pritur "me përgjegjësi Jezu Krishtin i cili, që nga çasti i pagëzimit, jeton e rritet në jetën tonë”.

29 janar 2025, 13:07

?’?sht? lutja e Mbret?resh?s Qiellore?

Lutja fillestare e Mbret?resh?s Qiellore, ose thjesht “Mbret?resha Qiellore”, ?sht? nj? nga kat?r lutjet mariane (t? tjerat jan? Alma Redemptoris Mater, Ave Regina Coelorum dhe Salve Regina).

Ishte Papa Benedikti XIV ai q?, n? vitin 1742, porositi t? thuhej, n? vend t? Engj?llit t? T?nzot, duke q?ndruar n? k?mb?, si shenj? e fitores mbi vdekjen , gjat? Koh?s s? Pashk?ve, dometh?n?, q? nga e Diela e Pashk?ve, deri tek Dita e Rr?shaj?ve.

Thuhet, ashtu si Engj?lli, tri her? n? dit?: n?  agim, n? mesdit? e n? muzg, p?r t’ia kushtuar dit?n Zotit e Maris?.

Kjo lutje e lasht?, sipas nj? tradite t? p?rshpirtshme, duhet ta ket? filles?n  aty nga shekulli VI ose shekulli X, nd?rsa p?rhapja e saj dokumentohet q? nga gjysma e par? e shekullit XIII, kur u p?rfshi n? Shkurtoren fran?eskane. P?rb?het nga kat?r fraza t? shkurt?ra, q? p?rfundojn? me Aleluja e ?sht? lutja, q? besimtar?t ia drejtojn? Maris?, Mbret?resh? e Qiellit, p?r t’u g?zuar bashk? me t? p?r ngjalljen e Krishtit.

Papa Fran?esku, m? 6 prill 2015, pik?risht gjat? lutjes s? Mbret?resh?s Qiellore n? dit?n pas Pashk?ve, foli p?r gjendjen shpirt?rore, me t? cil?n duhet th?n? kjo lutje:

“… i drejtohemi Maris? duke e ftuar t? g?zoj?, sepse Ai, q? e mbajti n? kraharor, u ngjall, si? pati premtuar, e ia besojm? veten nd?rmjet?simit t? saj. N? t? v?rtet? g?zimi yn? ?sht? pasqyrim i g?zimit t? Maris?, sepse ?sht? ajo, q? i ruajti e i ruan n? zem?r ngjarjet e jet?s s? Jezusit. Ta themi, prandaj, k?t? lutje  me mall?ngjimin e bijve, q? jan? t? lum, sepse e Lume ?sht? edhe N?na e tyre.

Engj?lli i T?nzot/Mbret?resha Qiellore e fundit

Lexo gjith?ka >