ÐÓMAPµ¼º½

Papa me klerin e Romës në Shën Gjonin e Lateranit në Romë (2017) Papa me klerin e Romës në Shën Gjonin e Lateranit në Romë (2017)

Papa Françesku takon priftërinjtë e Romës, më 6 mars

Papa do të takohet përsëri me klerin e tij, në Bazilikën e Shën Gjonit në Lateran. Përtërihet, kështu, tradita e të Enjtes së parë të Kreshmëve.

R.SH. / Vatikan

Pasi takoi priftërinjtë e dioqezës së Romës nga fundi i vitit 2023, deri në muajt e parë të vitit 2024, falë disa takimeve të organizuara në prefekturat e sektorëve të ndryshëm të  dioqezës së Romës, të enjten, më 6 mars 2025, Papa Françesku do të takohet rishtas me të gjithë klerin e tij të Romës,  në Bazilikën e Shën Gjonit në Lateran, në Romë.

Njoftimin e jep Dioqeza e Romës, duke nënvizuar se në këtë mënyrë përtërihet tradita e së enjtes së parë të kohës së Kreshmëve. Takimi i fundit me priftërinjtë dioqezanë dhe rregulltarët në shërbimin baritor, në dioqezën e Romës dhe me diakonët e përhershëm, ishte ai i 13 janarit 2024.

31 janar 2025, 17:02