杏MAP导航

K?rko

Papa: ?njer?zore ?sht? lufta, q? thyen zemrat e n?nave

N? dit?n e par? t? vitit t? ri, kushtuar paqes, mendimet e Pap?s gjat? lutjes s? Engj?llit t? Zotit i kushtohen t? gjitha n?nave e, n? ve?anti, atyre q? i kan? zemrat plot me dhimbje, "sepse f?mij?t e tyre u rr?mbyen nga dhuna, nga krenaria, nga urrejtja". "Sa e bukur ?sht? paqja!” - brohoret Ipeshkvi i Rom?s, i cili na fton ta sodisim e ta ruajm? misterin e lindjes s? Krishtit dhe t? shk?mbejm? lirisht gjestet e faljes dhe pajtimit.

R.SH. / Vatikan

Në ditën e parë të vitit, kushtuar paqes, mendimet e Papës në Engjëllit të Zotit, kremtuar sot më 1 janar, në mesditë në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, i kushtohen të gjitha nënave e, në veçanti, atyre që i kanë zemrat plot me dhimbje, "sepse fëmijët e tyre u rrëmbyen nga dhuna, nga krenaria, nga urrejtja". "Sa e bukur është paqja!” - brohoret Ipeshkvi i Romës, i cili na fton ta sodisim e ta ruajmë misterin e lindjes së Krishtit dhe të shkëmbejmë lirisht gjestet e faljes dhe pajtimit.

Në vijim lutja e Engjëllit të Zotit kremtuar nga Papa Françesku sot më 1 janar:

Të dashur vëllezër dhe motra, Gëzuar Vitin e Ri!

Befasia dhe gëzimi i Krishtlindjes vazhdojnë në Ungjillin e liturgjisë së sotme (Lk 2,16-21), që tregon ardhjen e barinjve në shpellën e Betlehemit. Pas njoftimit të engjëjve, ata "shkuan pa vonesë dhe gjetën Marinë, Jozefin e edhe Fëmijën të shtrirë në grazhd" (v. 16). Ky takim i mbush të gjithë me habi, sepse barinjtë "treguan atë që u qe thënë për fëmijën" (v. 17): i porsalinduri është "shëlbuesi", "Krishti Zot" (v. 11)!

Kështu e filloi Papa lutjen e Engjëllit të Tënzot, në këtë ditë kaq të madhe, duke i ftuar edhe të gjithë ata që e ndiqnin nga mbarë bota, për të reflektuar atë që panë barinjtë në Betlehem, domethënë foshnjën Jezus, e edhe për atë që ata nuk e panë, domethënë zemrën e Marisë, e cila i ruajti dhe i meditoi të gjitha këto fakte (shih v. 19).

Zoti erdhi në botë për të na dhuruar jetën e tij

Para së gjithash Papa shpjegoi emrin e foshnjës Jezus: ky emër hebraik do të thotë "Zoti shpëton" dhe pikërisht këtë do të bëjë.

“Zoti, erdhi në botë për të na dhënë jetën e tij. Të mendojmë për këtë: të gjithë burrat janë bij, por askush nga ne nuk zgjodhi të lindte. Ndërsa Zoti zgjodhi të lindte për ne: Jezusi është zbulesa e dashurisë së tij të amshuar e të pafund, e cila sjell paqe në botë”.

Zemra e Marisë, Nënës së Virgjër - kujtoi në vijim Papa - përkon me Mesinë e porsalindur, i cili shfaq mëshirën e Atit.

Kjo zemër është veshi që dëgjoi njoftimin e kryeengjëllit Gabriel; kjo zemër është dora e nuses dhënë Jozefit; kjo zemër është përqafimi që e rrokë Elizabetën në pleqërinë e saj. Në zemrën e Marisë rreh shpresa e shëlbimit për çdo krijesë.

Nënat kujdesen gjithmonë për fëmijët e tyre. Sot, në këtë ditë të parë të vitit, kushtuar paqes, të mendojmë për të gjitha nënat që gëzojnë zemrat e tyre dhe për të gjitha nënat që kanë zemra plot dhimbje, sepse fëmijët e tyre janë rrëmbyer nga dhuna, nga mendjemadhësia, nga krenaria, nga urrejtja.

“Sa e bukur është paqja, që ndriçon jetën e njerëzve! Sa çnjerëzore është lufta, që thyen zemrat e nënave!”.

Në dritën e këtyre reflektimeve - vijoi Papa - secili prej nesh mund ta pyesë veten: a di të hesht dhe të sodit lindjen e Jezusit? A përpiqem ta mbaj këtë Ngjarje, mesazhin e saj të mirësisë dhe të shpëtimit, në zemrën time? Dhe si mund ta kthej një dhuratë kaq të madhe me një gjest falas:

“Sot, në këtë ditë të parë të vitit, kushtuar paqes, të mendojmë për të gjitha nënat që gëzojnë në zemrat e tyre dhe për të gjitha nënat që i kanë zemrat plot me dhimbje, sepse fëmijët e tyre janë marrë nga dhuna, nga mendjemadhësia, nga urrejtja. Sa e bukur është paqja dhe sa çnjerëzore është lufta, që thyen zemrat e nënave!”.

01 janar 2025, 12:51

Engj?lli i T?nzot ?sht? lutje q? thuhet p?r kujtim t? Misterit t? p?rhersh?m t? Mish?rimit, tri her? n? dit?: n? or?n 6 t? m?ngjesit, n? mesdit? e n? mbr?mje, rreth or?s 18, ?ast n? t? cilin d?gjohet ting?llimi i k?mban?s s? Engj?llit. Emri Engj?lli i T?nzot rrjedh nga  fjala e par? e lutjes – Engj?lli i T?nzot iu fal Zoj?s Mari – i cili ka t? b?j? me leximin e shkurt?r t? tre teksteve t? thjeshta,  q? i kushtohen Mish?rimit t? Jezu Krishtit dhe th?nies s? tri FalemiMrive. K?t? lutje e thot? Papa n? Sheshin e Sh?n Pjetrit, n? mesdit?n e s? diel?s dhe n? Solemnitete. Para se t? thot? lutjen e Engj?llit, Papa u mban besimtar?ve nj? fjalim t? shkurt?r, duke e marr? shtytjen nga Leximet e dit?s dhe p?rsh?ndet shtegtar?t. Nga Pashk?t, deri n? Rr?shaj?, n? vend t? lutjes s? Engj?llit t? T?nzot, thuhet lutja e Mbret?resh?s Qiellore, lutje  n? kujtim t? Ngjalljes s? Jezu Krishtit, n? p?rfundim t? s? cil?s shqiptohet tri her? rresht Lumni Atit.

Engj?lli i T?nzot/Mbret?resha Qiellore e fundit

Lexo gjith?ka >