Papa: "misioni i murgeshave është të shërbejnë, jo të bëhen shërbëtore”
R.SH. / Vatikan
Sot paradite Papa Françesku priti, në Sallën Pali VI, në Vatikan, anëtarët e Fondacionit Hilton, institucion amerikan jofitimprurës, që bashkëpunon me disa Dikastere të Vatikanit për t’u krijuar mundësi formimi, rritjeje dhe studimi rregulltareve. “Misioni i mbrojtjes së dinjitetit njerëzor është urgjent në një epokë kur numri i të varfërve dhe të përjashtuarve vazhdon të rritet. Është për t’u çuditur… Ju keni vendosur të mos rrini duke shikuar nga dritarja, por të angazhoheni personalisht me pasion dhe dhembshuri, si Samaritani i Mirë” - këshu e nisi Papa fjalimin drejtuar anëtarëve të Fondacionit Hilton.
Më pas Ati i Shenjtë Françesku i këshilloi:
“Mos harroni se vetëm në një rast dhe në një akt të vetëm në histori lejohet të shikosh nga lart-poshtë një njeri, vetëm një herë: kur ta ndihmosh të ngrihet përsëri në këmbë. Përndryshe, nuk mund ta shikosh me përçmim askënd! Vetëm për ta ndihmuar të ngrihet, mos e harro... Gjithmonë!”.
Lavde, për Fondacionin
Fjalë lavdërimi për Fondacionit Hilton që gjithmonë "ka dëshmuar se bujaria dhe përkushtimi mund ta shndërrojnë jetën e atyre, që kalojnë çaste ligështie. E dëshmon këtë shërbimi falas në fushën e arsimit, të shëndetësisë, ndihmës për refugjatët dhe luftës kundër varfërisë. Dëshmi konkrete e dashurisë dhe dhembshurisë.
Mos e harroni këtë fjalë: dhembshuri, "të vuash me e për të tjerët".
Misioni i murgeshave
"… njerëzit mendojnë se murgeshat, madje edhe gratë, janë ‘të klasit të dytë’..., përfundon Papa - ndaj ‘është e rëndësishme që murgeshat të mund të studiojnë dhe të stërviten".
Së fundi, Papa Françesku përsëriti rëndësinë e grave:
“Misioni i murgeshave është t’u shërbejnë të fundmëve, dhe jo të jenë shërbëtore të ndokujt”.
Kjo duhet të marrë fund”, theksoi Papa:
"Duhet ta kapërcejmë mendësinë klerikale dhe maskiliste" - shtoi - duke falënderuar Fondacionin Hilton për ndihmën “që po i jep Kishës për ta ‘nxjerrë jashtë’ nga kjo mendësi!