ÐÓMAPµ¼º½

18.09.2024 Delegacioni i Abatëve Benediktinë me Papën 18.09.2024 Delegacioni i Abatëve Benediktinë me Papën

Françesku, Kisha duhet të jetë e bashkuar, e urtë dhe besnike ndaj Papës

Një thirrje për unitetinin e katolikëve vjen sot nga Papa Françesku. Në një mesazh e rastin e 150-vjetorit të vdekjes së murgut benediktin Dom Prosper Guéranger, Ati i Shenjtë Bergoglio e paraqet figurën e tij si një shembull për "besimin bijësor dhe bashkëpunimin e urtë 'cum Petro e sub Petro', në mënyrë që Kisha, besnike ndaj traditës së saj të gjallë, të mund të vazhdojë të nxit një lujtje të vetme dhe të përbabashkët , në mënyrë që të jetë e aftë për të shprehur unitetin e saj".

R.SH. / Vatikan

Kujtojmë se murgu benediktin dom Prosper Guéranger ishte anëtar i Kongregatës murgare të Solesmes (në latinisht Congregatio Solesmensis) të Urdhrit të Shën Benediktit (fillimisht Kongregatë e Francës) u ngrit nga Papa Gregori XVI në 1837, duke rikuperuar traditën e kongregacioneve të lashta benediktine franceze (të Cluny, të Shëm Maurikt, të Shenjtorëve Vitone dhe Idulfo) të shtypura e shuara pas Revolucionit francez (1790).

Duke kujtuar pikërisht murgun Dom Guéranger, themeluesin e Kongregatës së familjes beneditine Solesmes, mes tjerash Papa Françesku shton: "do të doja të theksoja dy aspekte të karizmes së tij që korrespondojnë me dy nevoja aktuale të Kishës: besnikërinë ndaj Selisë së Shenjtë dhe Pasardhësit të Pjetrit, veçanërisht në fushën e liturgjisë dhe atë ët atësisë shpirtërore".

30 janar 2025, 10:31