杏MAP导航

K?rko

Papa: sot jan? shum? t? persekutuar deri n? vdekje p?r shkak t? Ungjillit

N? lutjen e Engj?llit t? T?nzot, dit?n kur kremtohet Sh?n Shtjefni, Fran?esku kujton figur?n e martirit t? par?, i cili vdiq duke u lutur p?r ata q? po e mbytnin me gur?. D?shmia e tij, “e ligsht?” n? dukje, n? t? v?rtet? ?sht? “ajo e nj? burri plot?sisht t? lir?”, e p?rs?ritur, pas tij, nga shum? t? krishter?, t? cil?t akoma sot japin jet?n p?r fen?.

R.SH. / Vatikan

Shtjefni është martiri i parë, i cili kaloi çastet e fundit të jetës së tij në lutje për ata që po ia merrni jetën, duke e gjuajtur me gurë. Figurë në dukje e ligshtë, e “pafuqishme” përballë dhunës së pësuar. Në të vërtetë, dëshmi e një “njeriu vërtet të lirë”, që nuk do të vritet në mbrojtje të “një ideologjie”, por në mbështetje të një “dhurate shpëtimi” që nuk duhet të përjashtojë askënd. Një brazdë e hapur 2000 vjet më parë, që vijojnë ta hapin edhe sot e kësaj dite shumë burra e gra të përndjekur, "nganjëherë deri në vdekje", duke mbrojtur Ungjillin.

Në Engjëllin e Shën Shtjefnit, pas hapjes së Portës Shenjte në burgun Rebibbia, Papa Françesku e përqendroi mesazhin në ngjarjet e martirit të parë të Kishës. Shkrimet - kujtoi - e paraqesin kur vritet me gurë "duke u lutur për vrasësit e tij". Një gjest, nga i cili shihet pranimi pasiv i dhunës, por që përçon lirinë e plotë të shenjtit për t’i dashur persekutorët e tij, duke ofruar "jetën për ta, si Krishti në kryq".

"Një dëshirë e madhe" e Zotit.

Duke shpresuar në pendimin dhe shpengimin e vrasësve të tij, Shtjefni bëhet mbrojtës i "një dëshire të vetme" të Zotit: "që të gjithë njerëzit të shpëtohen dhe askush të mos humbasë". E edhe dëshmitar - vazhdon ende Françesku - “i atij Ati që dëshiron të mirën dhe vetëm të mirën për secilin nga bijtë e tij, gjithmonë”. Atij Ati "që nuk i përjashton, që nuk lodhet duke i kërkuar dhe duke i mirëpritur përsëri kur, pasi janë larguar, kthehen të penduar tek Ai".

Dëshira për shpëtimin e përndjekësve

Figura e shenjtit pasqyrohet në martirët e shumtë të ditëve tona. Edhe vdekja e tyre nuk duhet të na bëjë të mendojmë për "ligështinë", por për dëshirën e zjarrtë që "të bëhen të gjithë pjesë të dhuratës së shpëtimit, të cilin e morën nga Zoti Jezu Krisht". Një dëshirë e zjarrtë, e shprehur kryesisht për persekutorët, “më nevojtarë se të tjerët për falje dhe shëlbim”.

26 dhjetor 2024, 12:04

Engj?lli i T?nzot ?sht? lutje q? thuhet p?r kujtim t? Misterit t? p?rhersh?m t? Mish?rimit, tri her? n? dit?: n? or?n 6 t? m?ngjesit, n? mesdit? e n? mbr?mje, rreth or?s 18, ?ast n? t? cilin d?gjohet ting?llimi i k?mban?s s? Engj?llit. Emri Engj?lli i T?nzot rrjedh nga  fjala e par? e lutjes – Engj?lli i T?nzot iu fal Zoj?s Mari – i cili ka t? b?j? me leximin e shkurt?r t? tre teksteve t? thjeshta,  q? i kushtohen Mish?rimit t? Jezu Krishtit dhe th?nies s? tri FalemiMrive. K?t? lutje e thot? Papa n? Sheshin e Sh?n Pjetrit, n? mesdit?n e s? diel?s dhe n? Solemnitete. Para se t? thot? lutjen e Engj?llit, Papa u mban besimtar?ve nj? fjalim t? shkurt?r, duke e marr? shtytjen nga Leximet e dit?s dhe p?rsh?ndet shtegtar?t. Nga Pashk?t, deri n? Rr?shaj?, n? vend t? lutjes s? Engj?llit t? T?nzot, thuhet lutja e Mbret?resh?s Qiellore, lutje  n? kujtim t? Ngjalljes s? Jezu Krishtit, n? p?rfundim t? s? cil?s shqiptohet tri her? rresht Lumni Atit.

Engj?lli i T?nzot/Mbret?resha Qiellore e fundit

Lexo gjith?ka >