杏MAP导航

K?rko

Papa: n? koh? luft?rash dhe magjepsjesh dixhitale, t’ia besojm? shpresat Zotit

N? Engj?llin e T?nzot t? fest?s s? Zoj?s s? Pap?rlyer, Papa kritikon p?rpjekjen p?r t? pasur e p?r t? dominuar, etjen p?r para, d?shir?n p?r "miq t? pushtetsh?m", "modelet e rreme vezulluese" t? medias dhe internetit: t’ua l?n? vendin bindjes n? m?shir?n e Zotit, si? b?ri Virgj?ra Shenjte, k?rkon ai. Ati i Shenjt? i fton t? gjith? t? shkojn? t? rr?fehen brenda k?saj jave

R.SH. – Vatikan

Maria e la fatin e saj në duart e duhura. Kujtoi këtë Papa Françesku në Engjëllin e Tënzot të Solemnitetit të Zojës së Papërlyer, ndërsa u kërkoi të gjithëve të shkojnë të rrëfehen brenda kësaj jave, që të arrijnë në Krishtlindje e në hapjen e Portës Shenjte të Jubileut 2025, me zemër të pastër. Duke pasur parasysh Lajmërimin e Zojës, Ati i Shenjtë pyeti: Sa jemi gati, në këtë epokë të dëshpëruar dhe të zymtë që po jetojmë, të bëjmë siç bëri Maria para kryeengjëllit Gabriel, duke pranuar planin e Hyjit për të?

Te kush kam shpresë?

Papa u kërkoi besimtarëve ta lexojnë këtë pjesë të Ungjillit sipas Lukës, sepse do t’ju bëjë mirë e do ta shikojnë botën me sy tjetër. Pikërisht për t’i ndihmuar në këtë shqyrtim, siç bëri në meshën e mëngjesit me kardinajtë e rinj, Françesku shtroi një sërë pyetjesh:

“Në kohën tonë, të trazuar nga luftërat dhe të përqendruar në përpjekjet për të pasur e për të dominuar, te cili kam shpresë? Tek forca, tek paratë, tek miqtë e pushtetshëm apo tek mëshira e pafund e Zotit? E, përballë modeleve të rreme vezulluese, që qarkullojnë në media e në internet, ku e kërkoj lumturinë? Ku është thesari i zemrës sime? Gjendet në faktin se Zoti më do pa interes, se dashuria e tij më paraprin gjithmonë dhe se është gati të më falë kur kthehem i penduar tek Ai? Apo mashtrohem duke u përpjekur të afirmoj vetveten dhe vullnetin tim me çdo kusht?”

Njerëzorja e hyjnorja bashkohen në “po”-në e Marisë

 Njerëzorja e hyjnorja bashkohen në “po”-në e Marisë për Zotin, çast i bekuar, e quajti Papa, nga i cili u var fati i gjithë njerëzimit.

“Si në skenën e krijimit të Adamit, pikturuar nga Mikelanxhelo në Kapelën Sikstine, ku gishti i Atit Qiellor gati prek atë të njeriut; kështu edhe këtu, njerëzorja e hyjnorja takohen, në fillim të Shëlbimit tonë, takohen me një delikatesë të mrekullueshme, në çastin e bekuar në të cilin Virgjëra Mari thotë "po"”.

Rrëfehuni brenda javës

Duke pasur parasysh hapjen e Portës Shenjte natën e Krishtlindjes e festat e fundvitit, në përfundim të katekizmit, para se t’u jepte të gjithëve takim në Sheshin e Spanjës, ku pasdite nderoi Zojën e Papërlyer në të kremten e saj, Papa i ftoi besimtarët të rrëfehen:

“Po ju jap një këshillë. Sot është ditë e bukur për një rrëfim të mirë. Nëse nuk mund të shkoni sot, shkoni këtë javë, deri të dielën tjetër, hapeni zemrën dhe Zoti fal gjithçka, gjithçka, gjithçka. E kështu, në dorën e Marisë, do të jemi më të lumtur”.

08 dhjetor 2024, 12:59

Engj?lli i T?nzot ?sht? lutje q? thuhet p?r kujtim t? Misterit t? p?rhersh?m t? Mish?rimit, tri her? n? dit?: n? or?n 6 t? m?ngjesit, n? mesdit? e n? mbr?mje, rreth or?s 18, ?ast n? t? cilin d?gjohet ting?llimi i k?mban?s s? Engj?llit. Emri Engj?lli i T?nzot rrjedh nga  fjala e par? e lutjes – Engj?lli i T?nzot iu fal Zoj?s Mari – i cili ka t? b?j? me leximin e shkurt?r t? tre teksteve t? thjeshta,  q? i kushtohen Mish?rimit t? Jezu Krishtit dhe th?nies s? tri FalemiMrive. K?t? lutje e thot? Papa n? Sheshin e Sh?n Pjetrit, n? mesdit?n e s? diel?s dhe n? Solemnitete. Para se t? thot? lutjen e Engj?llit, Papa u mban besimtar?ve nj? fjalim t? shkurt?r, duke e marr? shtytjen nga Leximet e dit?s dhe p?rsh?ndet shtegtar?t. Nga Pashk?t, deri n? Rr?shaj?, n? vend t? lutjes s? Engj?llit t? T?nzot, thuhet lutja e Mbret?resh?s Qiellore, lutje  n? kujtim t? Ngjalljes s? Jezu Krishtit, n? p?rfundim t? s? cil?s shqiptohet tri her? rresht Lumni Atit.

Engj?lli i T?nzot/Mbret?resha Qiellore e fundit

Lexo gjith?ka >