杏MAP导航

K?rko

Papa: dashuria p?r Zotin dhe t? tjer?t ?sht? “zemra” e fes?, jo praktikat e jashtme!

N? lutjen e Engj?llit t? T?nzot kremtuar si zakonisht nga Dritarja e Engj?llit mbi Sheshin e Sh?n Pjetrit, Fran?esku ftoi p?r t’u rikthyer n? rr?nj?t e jet?s s? krishter?: “nuk vlejn? praktikat e jashtme, sepse mund t? b?jm? nj? mori sendesh, “vet?m p?r vetveten”, nd?rsa Zoti do t? na k?rkoj? si i desh?m t? tjer?t!

R.SH. / Vatikan

 Papa Françesku kujtoi sot në lutjen e Engjëllit të Tënzot, kremtuar në mesditë në Sheshin e Shën Pjetrit,  se dashuria për Zotin e për të afërmin janë faqe të së njëjtës medalje. “Do ta duash Zotin me gjithë zemër, me gjithë shpirt e me gjithë mendjen tënde”, i përgjigjet Jezusi, në Ungjillin e kësaj së diele, të 31-të gjatë vitit, nga shën Marku, një dijetari të Ligjit hebraik, i cili e pyet për urdhërimin më të madh të Zotit. E pastaj, shton menjëherë: “Duaje të afërmin porsi vetveten”.

“Ungjilli i liturgjisë së sotme (Mk 12,28-34) na tregon për një nga diskutimet e shumta që Jezusi pati në Tempullin e Jerusalemit. Një nga skribët i afrohet dhe e pyet: ‘Cili është i pari nga të gjitha urdhërimet?’ (v. 28). Jezusi përgjigjet duke bashkuar dy fjalë themelore të ligjit të Moisiut: ‘Duaje Zotin, Hyjin tënd" dhe "Duaje të afërmin tënd’" (v. 30-31)”.

Cili është Urdhërimi kryesor, më i madhi?

Me pyetjen e tij, skribi kërkon “të parin” e urdhërimeve, pra një parim që qëndron në themel të çdo gjëje. Siç e dimë, hebrenjtë kishin shumë porosi dhe shpesh diskutonin mbi urdhërimin më të madh, nga i cili varet gjithçka tjetër. Na e shpjegoi hollësisht Papa në lutjen e Engjëllit të Zotit:

“Kjo pyetje është themelore edhe për ne, për jetën tonë dhe për shtegtimin e besimit tonë. Sepse edhe ne ndonjëherë ndihemi të humbur në shumë gjëra dhe pyesim veten: po, në fund të fundit, cila është gjëja më e rëndësishme nga të gjitha? Ku mund ta gjej qendrën nga e cila rrezaton gjithçka tjetër?”.

Zemra e jetës dhe e fesë së krishterë

Jezusi - shpjegoi në vijim Papa - na jep përgjigjen, duke bashkuar dy urdhërime që fillimisht ishin të ndara: dashurinë për Zotin dhe dashurinë për të afërmin. Kjo përmbledh të gjithë ligjin dhe profetët; madje mund të themi: kjo është zemra e jetës së krishterë:

“Vëllezër e motra - theksoi Ati i Shenjtë - të gjithë duhet të kthehemi në zemrën e jetës dhe të fesë, sepse zemra është ‘burimi dhe rrënja e të gjitha forcave, bindjeve, pasioneve, zgjedhjeve të tjera’ (Enc. Dilexit nos, 9).

Cila është gurra e gjithçkaje?

Kjo pyetje delikate dhe e shumëdëshiruar nga të gjithë, vijon të dëgjohet në shekuj. Duke marrë një mori përgjigjesh. Po cila është përgjigjja që na jep Krishti? Jezusi na thotë se burimi i gjithçkaje është dashuria, se ne nuk duhet ta ndajmë kurrë Zotin nga njeriu. Krishti i thotë dishepullit të të gjitha kohërave: në udhëtimin tënd ato që kanë rëndësi nuk janë praktikat e jashtme, si olokaustet dhe flijimet (v. 33), por disponimi i zemrës me të cilën i hapesh Zotit dhe vëllezërve të tu në dashuri.

“Ne mund të bëjmë shumë gjëra, por t'i bëjmë vetëm për veten tonë dhe pa dashuri, me zemër të shpërqendruar a të mbyllur”.

Kur të vijë Zoti, do t, na kërkojë llogari

Në vijim Papa preku një tast tejet delikat njerëzor, bëri një pyetje që përshkon shekujt e njerëzimit:

“Kur të vijë Zoti, para së gjithash do të na kërkojë llogari për dashurinë që kemi mundur të ofrojmë dhe për atë që nuk e kemi dhënë. Prandaj është e rëndësishme që ta ngulim urdhërimin më të rëndësishëm në zemrat tona - duaje Zotin, Hyjin tënd dhe duaje të afërmin tënd si veten tënde!”.

Në shqyrtim të ndërgjegjes, çdo ditë!

 Në përfundim Ati i Shenjtë Françesku na fton ta shqyrtojmë ndërgjegjen tonë çdo ditë dhe të pyesim veten: dashuria për Zotin dhe për të afërmin a është qendra e jetës sime? A më shtyn lutja ime drejtuar Zotit të shkoj drejt vëllezërve të mi dhe t'i dua lirisht? A e njoh praninë e Zotit në fytyrat e të tjerëve?

E, në përfundim të Engjëllit të së dielës, Papa i drejton, si zakonisht, lutjen Zojës së Bekuar:

Virgjëresha Mari, e cila mbarti ligjin e Zotit të ngulitur në zemrën e saj të papërlyer, na ndihmoftë ta duam Zotin dhe vëllezërit tanë.

03 n?ntor 2024, 13:47

Engj?lli i T?nzot ?sht? lutje q? thuhet p?r kujtim t? Misterit t? p?rhersh?m t? Mish?rimit, tri her? n? dit?: n? or?n 6 t? m?ngjesit, n? mesdit? e n? mbr?mje, rreth or?s 18, ?ast n? t? cilin d?gjohet ting?llimi i k?mban?s s? Engj?llit. Emri Engj?lli i T?nzot rrjedh nga  fjala e par? e lutjes – Engj?lli i T?nzot iu fal Zoj?s Mari – i cili ka t? b?j? me leximin e shkurt?r t? tre teksteve t? thjeshta,  q? i kushtohen Mish?rimit t? Jezu Krishtit dhe th?nies s? tri FalemiMrive. K?t? lutje e thot? Papa n? Sheshin e Sh?n Pjetrit, n? mesdit?n e s? diel?s dhe n? Solemnitete. Para se t? thot? lutjen e Engj?llit, Papa u mban besimtar?ve nj? fjalim t? shkurt?r, duke e marr? shtytjen nga Leximet e dit?s dhe p?rsh?ndet shtegtar?t. Nga Pashk?t, deri n? Rr?shaj?, n? vend t? lutjes s? Engj?llit t? T?nzot, thuhet lutja e Mbret?resh?s Qiellore, lutje  n? kujtim t? Ngjalljes s? Jezu Krishtit, n? p?rfundim t? s? cil?s shqiptohet tri her? rresht Lumni Atit.

Engj?lli i T?nzot/Mbret?resha Qiellore e fundit

Lexo gjith?ka >