杏MAP导航

K?rko

Papa k?rkon dhurat?n e paqes p?r popujt e munduar nga konfliktet

N? Engj?llin e T?nzot, pas p?rfundimit t? Mesh?s s? shenjt?rimit, Fran?esku p?rs?riti thirrjen p?r vendet n? luft? dhe n?nvizoi vler?n e figur?s s? Sh?n Giuseppe Allamano-s lidhur me kujdesin p?r popullatat "e brishta dhe t? pambrojtura". S? fundi, Papa na nxiti t? luftojm? ?do form? t? shfryt?zimit "t? dinjitetit t? tyre dhe t? territoreve t? tyre"

R.SH. / Vatikan 

“Të vazhdojmë lutjen për popullatat që vuajnë nga lufta – për Palestinën e torturuar, Izraelin, Libanin, Ukrainën e martirizuar, Sudanin, Myanmarin dhe gjithë të tjerat – dhe të kërkojmë dhuratën e paqes për të gjithë”.

Gjatë kremtimit të Engjëllit të Zotit, kremtuar në mesditë në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Françesku përsëriti thirrjen për vendet në luftë dhe u drejtoi përshëndetjen besimtarëve të ardhur për të "nderuar" shenjtorët e rinj, të sapo kanonizuar. Në veçanti besimtarët maronitë dhe "misionarët e misionaret e “Zojës Ngushëlluese", institucion i themeluar nga Shën Giuseppe Allamano përkatësisht në vitin 1901 dhe në vitin 1910.  Kujtoi edhe praninë e Presidentit të Republikës Italiane, Sergio Mattarella, si dhe atë të një delegacioni "të madh" ugandas, mbledhur për 60-vjetorin e kanonizimit të dëshmorëve të Ugandës.

Thirrja për mbrojtjen e popullatave “të brishta”.

Figura e shenjtit të ri nga Castelnuovo d'Asti "na kujton se duhet të tregojmë vëmendjen e nevojshme ndaj popullatave më të brishta dhe më të cenueshme" - theksoi Papa Françesku, duke kujtuar drejtpërdrejt popullin Yanomami, me origjinë nga pylli i Amazonës. Ndërmjet tyre - kujtoi Papa, "ndodhi mrekullia e lidhur me kanonizimin e sotëm":

“U bëj thirrje autoriteteve politike dhe civile të garantojnë mbrojtjen e këtyre popujve dhe të drejtat e tyre themelore si dhe t’i kundërvihen çdo forme të shfrytëzimit të dinjitetit të tyre dhe të trojeve të tyre”.

Misioni ungjillor i çdo të krishteri

Ati i Shenjtë Françesku kujtoi edhe Ditën Botërore Misionare që kremtohej sot, me temë "Shkoni dhe ftojini të gjithë në banket", duke nënvizuar natyrën e "kumtimit" si bartës të një "takimi festiv me Zotin, që na do dhe  dëshiron të gëzojmë bashkërisht në gostinë e tij".

Siç na mësojnë shenjtorët e rinj - vijoi Françesku - "çdo i krishterë thirret të marrë pjesë në këtë mision universal, me dëshminë e tij ungjillore në çdo ambient":

“T’i mbështesim, me lutjen dhe ndihmën tonë, të gjithë misionarët që shpesh, me flijime të mëdha, e çojnë kumtin ndriçues të Ungjillit në të katër anët e tokës”.

Pasi përfundoi lutja e Engjëllit të Zotit, Papa përshkoi Sheshin e Shën Pjetrit në bordin e papamobilit, duke përshëndetur besimtarët që kishin mbushur përplot Sheshin. Si çdo të diel, nën diell, shi a dëborë…

20 tetor 2024, 14:07

Engj?lli i T?nzot ?sht? lutje q? thuhet p?r kujtim t? Misterit t? p?rhersh?m t? Mish?rimit, tri her? n? dit?: n? or?n 6 t? m?ngjesit, n? mesdit? e n? mbr?mje, rreth or?s 18, ?ast n? t? cilin d?gjohet ting?llimi i k?mban?s s? Engj?llit. Emri Engj?lli i T?nzot rrjedh nga  fjala e par? e lutjes – Engj?lli i T?nzot iu fal Zoj?s Mari – i cili ka t? b?j? me leximin e shkurt?r t? tre teksteve t? thjeshta,  q? i kushtohen Mish?rimit t? Jezu Krishtit dhe th?nies s? tri FalemiMrive. K?t? lutje e thot? Papa n? Sheshin e Sh?n Pjetrit, n? mesdit?n e s? diel?s dhe n? Solemnitete. Para se t? thot? lutjen e Engj?llit, Papa u mban besimtar?ve nj? fjalim t? shkurt?r, duke e marr? shtytjen nga Leximet e dit?s dhe p?rsh?ndet shtegtar?t. Nga Pashk?t, deri n? Rr?shaj?, n? vend t? lutjes s? Engj?llit t? T?nzot, thuhet lutja e Mbret?resh?s Qiellore, lutje  n? kujtim t? Ngjalljes s? Jezu Krishtit, n? p?rfundim t? s? cil?s shqiptohet tri her? rresht Lumni Atit.

Engj?lli i T?nzot/Mbret?resha Qiellore e fundit

Lexo gjith?ka >