杏MAP导航

K?rko

杏MAP导航 Francis leads Angelus prayer from his window at the Vatican 杏MAP导航 Francis leads Angelus prayer from his window at the Vatican

Fran?esku: si Bartimeu edhe ne jemi lyp?s t? shp?timit

Papa: Bartimeu, i sh?ruar, "e ndoqi Jezusin p?rgjat? rrug?s" (v. 52). Zoti ia hap rrug?n dhe e b?n hapin e tij t? sigurt. Njeriu q? k?rkon m?shir? merr nj? hir t? begat?: i verb?ri nuk gjen vet?m shikimin, por edhe drejtimin e jet?s, duke ndjekur Jezusin. Emrin e Bartimeut mund ta z?vend?sojm? leht? me tonin: edhe ne jemi lyp?s t? shp?timit. T? shp?timit nga dhimbja, nga m?kati, nga lufta, nga vdekja!

R.SH. / Vatikan

Të dashur vëllezër dhe motra, të dielë të lumtur!

Sot, Ungjilli i liturgjisë (Mk 10,46-52) na flet për Jezusin, i cili shëron një njeri nga verbëria. Quhet Bartimeo, por turma në rrugë e injoron: është një lypës i varfër. Njerëzit nuk kanë sy për këtë të verbër. Asnjë pikë kujdesi, asnjë ndjenjë dhembshurie. Bartimeu nuk sheh, por dëgjon edhe dëgjohet. Bërtet, bërtet me zë të lartë: "Bir i Davidit, ki mëshirë për mua!" (v. 48). Ndërkaq Jezusi e dëgjon dhe e shikon. Madje vihet në dispozicion të tij dhe e pyet: "Çfarë do që të bëj për ty?" (v. 51).

Kjo pyetje, përballë një të verbëri, duket si provokim, por përkundrazi është provë. Jezusi e pyet Bartimeun se kë po kërkon në të vërtetë dhe për çfarë arsyeje.

Kush është "Biri i Davidit" për ju? Kështu fillon Zoti t’i hapë sytë e të verbërve. Le të shqyrtojmë tre aspekte të këtij takimi, i cili bëhet dialog: klithma, besimi, udhëtimi.

Britma

Para së gjithash, britma e Bartimeut, e cila nuk është thjesht kërkesë për ndihmë. Është vetëpohim. I verbëri thotë: “Unë jam, shikomë. Unë nuk mund të shoh: Jezus, a mund të më shohësh?”. Po, Jezusi e sheh lypësin dhe e dëgjon atë, me veshët e trupit dhe me veshët e zemrës.

Besimi

Pika e dytë është besimi. “Shko, besimi yt të ka shpëtuar”, i thotë Jezusi (v. 52). Bartimeu sheh, sepse beson; Krishti është drita e syve të tij. Zoti vëren se si Bartimeu e shikon Atë, në errësirën e jetës së tij, të varfër dhe të verbër. Ungjilli na thotë se ai lë mantelin, pasurinë e fundit që kishte, për të shkuar te Jezusi. Ky besim e shpëton të verbrin, sepse është një marrëdhënie plot shpresë me Krishtin, dritën e botës.

Ndjekja

Më në fund, ndjekja: Bartimeu, i shëruar, "e ndoqi Jezusin përgjatë rrugës" (v. 52). Zoti ia hap rrugën dhe e bën hapin e tij të sigurt. Njeriu që kërkon mëshirë merr një hir të begatë: i verbëri nuk gjen vetëm shikimin, por edhe drejtimin e jetës, duke ndjekur Jezusin. Emrin e Bartimeut mund ta zëvendësojmë lehtë me tonin: edhe ne jemi lypës të shpëtimit. Të shpëtimit nga dhimbja, nga mëkati, nga lufta, nga vdekja!

Të ndriçuar nga takimi me Jezusin, mund të pyesim veten: a e shoh vëllanë tim lypës përgjatë rrugës? A e kuptoj se unë vetë jam lypës përpara Zotit? A e kërkoj me besim mëshirën e Zotit, i cili më mëshiron gjithmonë?

“T’i lutemi së bashku Marisë, agimit të shpëtimit, që ta ruaj rrugën tonë në dritën e Krishtit”.

27 tetor 2024, 12:56

Engj?lli i T?nzot ?sht? lutje q? thuhet p?r kujtim t? Misterit t? p?rhersh?m t? Mish?rimit, tri her? n? dit?: n? or?n 6 t? m?ngjesit, n? mesdit? e n? mbr?mje, rreth or?s 18, ?ast n? t? cilin d?gjohet ting?llimi i k?mban?s s? Engj?llit. Emri Engj?lli i T?nzot rrjedh nga  fjala e par? e lutjes – Engj?lli i T?nzot iu fal Zoj?s Mari – i cili ka t? b?j? me leximin e shkurt?r t? tre teksteve t? thjeshta,  q? i kushtohen Mish?rimit t? Jezu Krishtit dhe th?nies s? tri FalemiMrive. K?t? lutje e thot? Papa n? Sheshin e Sh?n Pjetrit, n? mesdit?n e s? diel?s dhe n? Solemnitete. Para se t? thot? lutjen e Engj?llit, Papa u mban besimtar?ve nj? fjalim t? shkurt?r, duke e marr? shtytjen nga Leximet e dit?s dhe p?rsh?ndet shtegtar?t. Nga Pashk?t, deri n? Rr?shaj?, n? vend t? lutjes s? Engj?llit t? T?nzot, thuhet lutja e Mbret?resh?s Qiellore, lutje  n? kujtim t? Ngjalljes s? Jezu Krishtit, n? p?rfundim t? s? cil?s shqiptohet tri her? rresht Lumni Atit.

Engj?lli i T?nzot/Mbret?resha Qiellore e fundit

Lexo gjith?ka >