杏MAP导航

K?rko

Motrat e N?n? Terez?s n? Mongoli p?rsh?ndesin Pap?n Motrat e N?n? Terez?s n? Mongoli p?rsh?ndesin Pap?n

N?n? Tereza, n? shtegtimin e Pap?s n? Mongoli

N? Mongolin? e larg?t, “ishte e pranishme” edhe nj? Grua, tashm? Shenjte, q? i ndihmon t? varf?rit e mbar? Globit nga qielli: N?n? Tereza!

R.SH. - Vatikan

Në Mongolinë e largët, pak të njohur nga ana tjetër e Globit, gjatë gjithë shtegtimit të Papës ishte e pranishme një Grua, tashmë Shenjte, që i ndihmon të varfërit e saj nga qielli: Nënë Tereza! 

Pas përurimit të Shtëpisë së Mëshirës në Ulaanbaatar, simbol i vlerës së bamirësisë në Kishë, që të kujton edhe rolin e vullnetarizmit të lirë, larg logjikës së shpërblimit, Papa përdori shprehje, a më mirë, fjalë të urta, tipike për Nënë Terezën, që kanë vlerë për të gjithë njerëzit:

"E vetmja gjë që të duhet për  të bërë mirë, është zemra e mirë".

Dhe:

“Vetëm dashuria, e mund egoizmin dhe e bën të përparojë botën".

E kujtoi kështu Nënë Terezën, që nuk mund të mungonte as në këto vise tejet të largëta, gati-gati të harruara nga pjesa tjetër e botës, ku la pas mësime tejet të çmuara. Mësime, që i kujtoi edhe Papa në përfundim të përurimit të Shtëpisë së Mëshirës në Ulaanbaatar, ditën e fundit të shtegtimit të tij në Mongoli, duke theksuar rolin e vullnetarizmit të lirë, larg logjikës së shpërblimit:

 "Nuk do të bëja atë që bëni Ju, as për një milion dollarë", i pati thënë një gazetare Nënë Terezës, duke e parë si përkulej mbi plagët e hapura të një pacienti.

E mori përgjigjen tipike për Nënë Terezën:

“As unë nuk do ta bëja për një milion dollarë”- “e bëj për dashuri të Zotit!”.

04 shtator 2023, 11:01