杏MAP导航

K?rko

Papa nderon Zoj?n, Floriana, Malt? Papa nderon Zoj?n, Floriana, Malt?

Malta, Papa p?rs?rit: lufta n? Ukrain? ?sht? “sakrilegj”

N? lutjen e Engj?llit t? T?nzot, pas Mesh?s kremtuar n? Sheshin e Hambareve, n? Floriana, Fran?esku i p?rsh?ndeti maltez?t dhe i fal?nderoi p?r mikpritjen. Kujtoi edhe nj? her? “tragjedin? humanitare” t? Ukrain?s s? martirizuar. T? rinjt? i porositi: “Dashurohuni me Krishtin e mos i harroni gjyshat! Shkrijeni jet?n p?r dashurin?, q? ju b?n t? lir?!”. Urimi i fundit i Pap?s, n? k?t? bot? t? trazuar keqas e t? ngarkuar me tmerre t? pad?gjuara: “Paqja qoft? me ju!”

R.SH. - Vatikan

Në lutjen e Engjëllit të Tënzot, pas meshës në Sheshin e Hambarëve, në Floriana, një përshëndetje falënderimi e lamtumire, drejtuar Presidentit të Republikës dhe Autoriteteve, vëllezërve ipeshkvij, priftërinjve, rregulltarëve dhe të gjithë qytetarëve e besimtarëve të Maltës e të Gozos për mikpritjen dhe përzemërsinë:

“Dëshiroj t’i shpreh mirënjohjen time Zotit President të Republikës dhe Autoriteteve, vëllezërve të mi ipeshkvij, ju, të dashur priftërinj, rregulltarë e rregulltare, dhe të gjithë qytetarëve dhe besimtarëve të Maltës e të Gozos, për mikpritjen dhe dashurinë me të cilën u prita. Falënderoj edhe ata që punuan për këtë vizitë si dhe vëllezërit e motrat e konfesioneve të ndryshme të krishtera dhe të feve të tjera, që i takova”.

Njerëzit kanë etje për paqen, jo për agresivitetin foshnjor të ndonjë të pushtetshmi

Mendimi i Françeskut shkoi përsëri tek konflikti në Ukrainë, “tragjedi humanitare” e një vendi të martirizuar, me kërkesën për të vijuar lutjen dhe ndihmat për kë vuan për shkak të një lufte, të cilën Papa e quajti përsëri “sakrilegj”, siç bëri të dielën e kaluar.

Në shtegtim, ngarkuar me kujtime

Sonte do të nisem për në Romë - kujtoi Françesku - por do t’i marr me vete shumë çaste e fjalë,  që u jetuan e u thanë këtu:

“Posaçërisht do të ruaj në zemër shumë fytyra e, sidomos, fytyrën e ndritur të Maltës”.

Këtë theksoi Papa, duke i falënderuar përsëri të gjithë ata që e mirëpritën përzemërisht e duke u kërkuar të gjithëve të luten për të e me të.

Në këto ishuj - kujtoi në vijim - ndjehet fort prania e Popullit të Zotit. Duke i ftuar, më pas, maltezët ta vijojnë këtë rrugë, e duke kujtuar se feja rritet e forcohet në dhurim. “Vijojeni zinxhirin e shenjtërisë, që i nxit shumë maltezë t’i dhurohen me entuziazëm Zotit e të tjerëve” - ishte ftesa e Papës.  E këtu Françesku u ndalua tek një figurë e ndritur, Dun ?or? Preca, shpallur shenjt pesëmbëdhjetë vjet më parë.

Fjalët e fundit të Atit të Shenjtë ishin për të rinjtë, e ardhmja e vendit:

“Ju uroj - u tha - të dashuroheni me Jezusin, Zotin e mëshirës, që beson në ju, ëndërron me ju, i do jetët tuaja e nuk do t’ju zhgënjejë kurrë. Zoti ju shoqëroftë e ju ruajtë”.

Së fundi, ftesa për lutje, duke menduar për tragjedinë humanitare të Ukrainës së martirizuar, akoma nën breshërinë  e bombave. E thirrja:

“Duhet të lutemi pa u lodhur kurrë, e pa u lodhur kurrë t’i ndihmojmë njerëzit, që vuajnë”.

Urimi i fundit, në këtë botë të trazuar keqas e të ngarkuar me tmerre të padëgjuara:

“Paqja qoftë me ju!”

03 prill 2022, 12:47

Engj?lli i T?nzot ?sht? lutje q? thuhet p?r kujtim t? Misterit t? p?rhersh?m t? Mish?rimit, tri her? n? dit?: n? or?n 6 t? m?ngjesit, n? mesdit? e n? mbr?mje, rreth or?s 18, ?ast n? t? cilin d?gjohet ting?llimi i k?mban?s s? Engj?llit. Emri Engj?lli i T?nzot rrjedh nga  fjala e par? e lutjes – Engj?lli i T?nzot iu fal Zoj?s Mari – i cili ka t? b?j? me leximin e shkurt?r t? tre teksteve t? thjeshta,  q? i kushtohen Mish?rimit t? Jezu Krishtit dhe th?nies s? tri FalemiMrive. K?t? lutje e thot? Papa n? Sheshin e Sh?n Pjetrit, n? mesdit?n e s? diel?s dhe n? Solemnitete. Para se t? thot? lutjen e Engj?llit, Papa u mban besimtar?ve nj? fjalim t? shkurt?r, duke e marr? shtytjen nga Leximet e dit?s dhe p?rsh?ndet shtegtar?t. Nga Pashk?t, deri n? Rr?shaj?, n? vend t? lutjes s? Engj?llit t? T?nzot, thuhet lutja e Mbret?resh?s Qiellore, lutje  n? kujtim t? Ngjalljes s? Jezu Krishtit, n? p?rfundim t? s? cil?s shqiptohet tri her? rresht Lumni Atit.

Engj?lli i T?nzot/Mbret?resha Qiellore e fundit

Lexo gjith?ka >