MAP

Papa ndez qiriun, para shtatores së Zojës Papa ndez qiriun, para shtatores së Zojës

Lutja e Papës në përfundim të takimit me migrantët

Ndërsa ndizte qiriun para shtatores së Zojës, Papa i uroi migrantët me të cilët u takua në teatrin e vogël të Peace Lab: “Zoja ju ndihmoftë të mos e humbisni kurrë shpresën! E t’i luftoni padrejtësitë, në kërkim të një bote ku çdo njeriu i respektohet dinjiteti”.

R. SH. - Vatikan

O Zot Hyj, krijues i gjithësisë,

gurrë e lirisë  dhe e  paqes,

e dashurisë dhe e vëllazërisë:

Ti na krijove në ngjasim Tënd,

na fryve frymën e jetës

për të na bërë bij.

Dhe kur ta thyem besën,

Ti nuk na lëshove në kthetra të vdekjes!

Me mëshirën tënde të pambaruar,

na  ftove gjithnjë të kthehemi tek Ti,

të jetojmë si bijtë e tu.

Papa pranë shtatores së Zojës
Papa pranë shtatores së Zojës

Na mbush, të lutemi, me Shpirtin tënd,

e jepna një zemër të re,

të aftë për ta dëgjuar britmën

shpesh herë të heshtur,

të vëllezërve e motrave tona

që humbën ngrohtësinë e strehës  

e të atmes.

Ndihmona t’u dhurojmë shpresat

me shikime e gjeste njerëzore.

E t’u zgjojmë në shpirt pranverën e humbur!

Na bëj mjete të paqes

e të dashurisë konkrete vëllazërore!

Lirona nga frika e paragjykimet!

Bëj t’i bëjmë tonat vuajtjet e tyre,

e mes tallazesh t’i luftojmë padrejtësitë,

në kërkim të një bote ku çdo njeriu

i respektohet dinjiteti,

që Ti, o Atë, na e dhurove

e Biri yt  e shenjtëroi përgjithmonë!

 Amen!

03 prill 2022, 18:28