Lutja e Pap?s n? p?rfundim t? takimit me migrant?t
R. SH. - Vatikan
O Zot Hyj, krijues i gjithësisë,
gurrë e lirisë dhe e paqes,
e dashurisë dhe e vëllazërisë:
Ti na krijove në ngjasim Tënd,
na fryve frymën e jetës
për të na bërë bij.
Dhe kur ta thyem besën,
Ti nuk na lëshove në kthetra të vdekjes!
Me mëshirën tënde të pambaruar,
na ftove gjithnjë të kthehemi tek Ti,
të jetojmë si bijtë e tu.
Na mbush, të lutemi, me Shpirtin tënd,
e jepna një zemër të re,
të aftë për ta dëgjuar britmën
shpesh herë të heshtur,
të vëllezërve e motrave tona
që humbën ngrohtësinë e strehës
e të atmes.
Ndihmona t’u dhurojmë shpresat
me shikime e gjeste njerëzore.
E t’u zgjojmë në shpirt pranverën e humbur!
Na bëj mjete të paqes
e të dashurisë konkrete vëllazërore!
Lirona nga frika e paragjykimet!
Bëj t’i bëjmë tonat vuajtjet e tyre,
e mes tallazesh t’i luftojmë padrejtësitë,
në kërkim të një bote ku çdo njeriu
i respektohet dinjiteti,
që Ti, o Atë, na e dhurove
e Biri yt e shenjtëroi përgjithmonë!
Amen!