杏MAP导航

K?rko

Lutja e Engj?llit: Kryqi qoft? ur?, q? lidh t? kaluar?n me nj? ardhm?ri m? t? mir?”

N? p?rfundim t? Mesh?s, kremtuar n? Sheshin e Heronjve t? Budapestit, gjat? lutjes s? Engj?llit t? T?nzot, Fran?esku fal?nderoi familjen e madhe t? krishter? t? Hungaris? p?r mikpritjen e Kongresit Eukaristik dhe uroi q? limfa e kombit t’i hap? zemrat e t? eturve t? koh?s son?. M? pas, kujtimi i kardinalit Stefan Wyszyński dhe i Elisabetta Czacka, lumnuar sot n? Varshav?.

R.SH. - Vatikan

Ia kushtoi Kongresit të Eukaristisë Papa, lutjen e sotme, të jashtëzakonshme, të Engjëllit, kremtuar në zemër të Evropës. E duke e mbyllur kështu Kongresin Eukaristik dhe shtegtimin e tij në Hunagari, falënderoi me gjithë zemër familjen e krishterë hungareze, vëllezërit  katolikë dhe të konfesioneve të tjera, të gjithë për udhë drejt bashkimit, Patrikun Bartolomeu, ipeshkvijtë, priftërinjtë e rregulltarët: e, doemos, edhe të gjithë besimtarët! Posaçërisht ata, që punuan për realizimin e këtij Kongresi Eukaristik.

Faleminderit ty, o popull i Hungarisë

Të falënderoj ty, o popull i Hungarisë - vijoi Papa – Himni, që e shoqëroi Kongresin, të drejtohet me fjalët:

“Për mijëra vite Kryqi

kolonë ish’ për shëlbim

për ditë edhe më të mira, 

qoftë për ty premtim!”.

Këtë ju uroj – nënvizoi Françesku  - Kryqi qoftë urë, që lidh të kaluarën me një ardhmëri më të mirë”. Po kryqi i mbjellë në trojet tuaja, përveçse ju fton të rrënjoseni mirë, i shtrin krahët për t’i rrokur të gjithë:

“Kryqi i misionit është simbol i këtij Kongresi: ju nxitët ta kumtoni me jetë Ungjillin çlirues të dashurisë së pafund të Zotit për secilin. Në zinë e sotme për  dashuri, është ushqimi i vërtetë, që pret njeriu!”.

Të lum, dy figura, që e njohën nga afër Kryqin

Më pas Papa kujtoi se jo shumë larg nga Budapesti, sot lumnoheshin dy  dëshmitarë të Ungjillit: Kardinali Stefan Wyszynski dhe Elizabeta Czaska, themeluese e Motrave Françeskane të Kryqit.

“Dy figura, që e njohën nga afër kryqin: Primati i Polonisë, i arrestuar, i torturuar, qe gjithnjë bari guximtar sipas Zemrës së Krishtit, kumtar i lirisë dhe i dinjitetit të njeriut; motër Elizabeta, që e humbi shikimin në moshë ende të re, ia kushtoi gjithë jetën ndihmës së njerëzve, që u mungonte drita e syve”.

Më pas ftesa:

“Shembulli i të Lumëve të rinj na nxitët ta shndërrojmë errësirën në dritë me focën e dashurisë”.

Mbretëresha e Lume, Pajtorja juaj e lashtë, ju shoqëroftë!

“Mbretëresha e Lume, pajtorja juaj e lashtë, ju shoqëroftë!”

 Me këtë urim e përfundoi lutjen e Engjëllit të Tënzot kremtuar në Budapest Papa, për t’i përshëndetur nga zemra të gjithë hungarezët, këtë herë në gjuhën e tyre:

Isten áldd meg a magyart!” (Zoti i bekoftë hungarezët!)

12 shtator 2021, 14:43

Engj?lli i T?nzot ?sht? lutje q? thuhet p?r kujtim t? Misterit t? p?rhersh?m t? Mish?rimit, tri her? n? dit?: n? or?n 6 t? m?ngjesit, n? mesdit? e n? mbr?mje, rreth or?s 18, ?ast n? t? cilin d?gjohet ting?llimi i k?mban?s s? Engj?llit. Emri Engj?lli i T?nzot rrjedh nga  fjala e par? e lutjes – Engj?lli i T?nzot iu fal Zoj?s Mari – i cili ka t? b?j? me leximin e shkurt?r t? tre teksteve t? thjeshta,  q? i kushtohen Mish?rimit t? Jezu Krishtit dhe th?nies s? tri FalemiMrive. K?t? lutje e thot? Papa n? Sheshin e Sh?n Pjetrit, n? mesdit?n e s? diel?s dhe n? Solemnitete. Para se t? thot? lutjen e Engj?llit, Papa u mban besimtar?ve nj? fjalim t? shkurt?r, duke e marr? shtytjen nga Leximet e dit?s dhe p?rsh?ndet shtegtar?t. Nga Pashk?t, deri n? Rr?shaj?, n? vend t? lutjes s? Engj?llit t? T?nzot, thuhet lutja e Mbret?resh?s Qiellore, lutje  n? kujtim t? Ngjalljes s? Jezu Krishtit, n? p?rfundim t? s? cil?s shqiptohet tri her? rresht Lumni Atit.

Engj?lli i T?nzot/Mbret?resha Qiellore e fundit

Lexo gjith?ka >